Hollande: Franca lufton vetëm në Irak nga ajri, por jo në Siri
Francë- Presidenti francez, François Hollande, deklaroi dje para mediave vendase se Franca nuk ka ndërmend të dërgojë trupa në Irak, por do të kontribuojë vetëm me sulmet ajrore.Nga ana tjetër ai deklaroi edhe se vendi i tij nuk do të përfshihej në veprime ushtarake në Siri."Vendosa t'i përgjigjem kërkesës për ndihmë nga autoritetet irakiane dhe do të ofrojmë ndihmë me sulmet ajrore", tha Hollande."Por nuk kemi ndërmend të shkojmë më larg se kaq. Trupat tona nuk do të zbresin në tokë dhe do të përfshihemi vetëm në Irak".Dy tema të nxehta të ditës ishin pa dyshim edhe pavarësia e Skocisë dhe përhapja e virusit Ebola në Afrikën Perëndimore.Për Hollande, rezultati i referendumit ishte vendimtar për të gjithë Europën, jo vetëm për Britaninë."Pas gjysmë shekulli që përpiqemi të nderojmë Europën, tani rrezikojmë të kalojmë në një periudhë shkatërrimi".Ndërsa për përfshirjen e Francës në Afrikë për të ndihmuar në luftimin ndaj virusit Ebola, Hollande bëri të ditur se nuk do të kufizohej vetëm në ndihma financiare."Kam vendosur që të ngremë një spital ushtarak në Gunienë Ekuatoriale ku do të shërbejnë mjekët tanë. Bëhet fjalë për të shpëtuar jetët e njerëzve atje dhe tonat gjithashtu".