Milot, aksident pranë Urës së Zogut, plagosen rëndë tre persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident pranë Urës së Zogut në Milot.Ngjarja u regjistrua në orët e pasdites së sotme, ku automjeti tip Ford Focus, i cili drejtohej nga shtetasi Ndrec Ndreca 39 vjeç nga Laçi, ka humbur kontrollin pranë trafik ndarseve, duke u aksidentuar.Si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë shoferi dhe dy pasagjerët, të cilët janë transportuar menjëherë për në spitalin Ushtarak të Tiranës.Në vengjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.