Meta takon Ambasadorët e rinj të Zvicrës dhe Francës në Shqipëri
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë ka pritur sot në takim ambasadorët e rinjë në Shqipëri, atë zvicerian Christoph Graf dhe francez Bernard Fitoussi. (Në foto: Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, me Ambasadorin zvicerian, Christoph Graf)Gjatë takimit me ambasadorin zvicerian Christoph Graf,Meta vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës si solide, duke vënë në dukje miqësinë tradicionale dhe dimensionin e ngrohtë njerëzor që ekziston mes dy vendeve.Kryetari i Kuvendit u shpreh se marrëdhëniet ndërparlamentare duhen forcuar më tej në funksion të hapjes së një ere të re të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Në këtë drejtim Meta vlerësoi Strategjinë e Bashkëpunimit Zviceran 2014-2017 dhe theksoi se Shqipëria mbetet e hapur, për rritjen e investimeve zviceriane në vend e në rajon.Ambasadori i Zvicrës Graf, shprehu kënaqësinë e fillimit të detyrës së re në Shqipëri dhe nënvizoi se puna e Ambasadës, do të fokusohet në intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare, duke inkurajuar më tepër projekte dhe investime zvicerane në vend.Meta takohet me Ambasadorin e ri të Francës në Shqipëri Bernard FitoussiKryetari i Kuvendit i uroi mirëseardhjen sot gjatë takimit në Tiranë edhe Ambasadorit të ri të Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi.Meta i vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera dhe vuri në dukje se Franca si vend me peshë të veçantë në Bashkimin Evropian, përfaqëson një aleat të rëndësishëm për Shqipërinë dhe për të ardhmen e gjithë rajonit tonë.Në këtë drejtim Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe vëmendjen gjithnjë në rritje të Francës ndaj Shqipërisë, duke vënë në dukje intensifikimin e shkëmbimeve të gjithanshme dypalëshe gjatë viteve të fundit.Ambasadori Fitoussi shprehu kënaqësinë për fillimin e detyrës së re dhe njëkohësisht bëri një vlerësim për progresin e gjithanshëm që ka arritur Shqipëria në vite si në planin social ashtu edhë në kuadër të procesit të integrimit evropian, duke theksuar se marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe ndër-parlamentare mes dy vendeve të të përfitonin edhe më tepër nga forcimi i dimensionit ekonomik e tregtar të bashkëpunimit dypalësh.Në përfundim Ambasadori i Francës e përgëzoi Kryetarin e Kuvendit për rolin tepër pozitiv, moderues e stabilizues që Shqipëria luan në rajon, kontribut të cilin Franca e sheh në shërbim të integrimit evropian të të gjithë Ballkanit Perëndimor.
(Në foto: Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, me Ambasadorin francez, Bernard Fitoussi )