Shkodër, inagurohet shtatorja në nderim të 40 martirëve
Shkodër- Festimet kushtuar vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri kanë kulmuar tashmë në të gjithë vendin.Në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër, aty ku 21 vite më parë shkeli papa Gjon Pali i II, u inagurua shtatorja në përkujtim të martirizimit të popullit shqiptar.Vepra e skulptorit Agim Rada pasqyron atë realitet të hidhur që përjetoi kleri katolik, me përsekutime të egra nga regjimi komunist.Imzot Angelo Massafra, kryetar i konferencës Ipeshkvnore shqiptare tha se kjo vepër qëndron si dëshmi e qartë për brezat që vijnë dhe sytë e drejtuar nga qielli janë lutja e vazhdueshme që këto klerikë bënë në ditët më të vështira të jetës, por jo vetëm.Për ministren Mirela Kumbaro, ky është një moment i rëndësishëm për vendin që duhet vlerësuar në të gjitha aspektet. Ajo shtoi se qeveria i ka dhënë të gjithë vemendjen e duhur kësaj vizite.Pas këtij inagurimi në mjediset e brendshme të katedrales u shfaq koncerti me materiale muzikore e poetike, ku merrnin pjese kori i Teatrit të Operas dhe Baletit, si dhe aktorët e Teatrit Kombëtar.Janë plot 28 klerikë të pushkatuar dhe sa e sa të tjerë të internuar që vdiqën në tortura gjatë regjimit të eger diktatorial. Shkodra u masakrua, u sakrifikua dhe i pari ishte kleri katolik. 


