Trinjakët panda hapin sytë, 600 mijë propozime për emrin e kafshëve
Trinjakët e vëtëm panda në botë kanë hapur sytë për herë të parë , 50 ditë pas lindjes. Treshja e rallë e pandave lindi në Guangzhou, në Chimelong Safari Park, pak pas mesnatës së 29 korrikut.Gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme pas kujdesit intesiv në 50 ditë. Dong Guixin, menaxher i përgjithshëm i Safari Park Chimelong thotë se normalisht pandat duhet të kishin hapur sytë pas 45 ditësh, por ne e zgjatëm proçedurën për tu kujdesur veçanërisht për sytë dhe shikimin e tyre."Është i nevojshëm një kujdes ekstra për sytë e tyre, dhe gjithashtu duhet të mbanim nën kontroll lëvizjet e pandave në mënyrë që ato të mos i prekin sytë.”Kopsht zoologjik ka marrë mbi 600 mijë propozime për emrat e tyre nga e gjithë bota që pas publikimit të lajmit më 28 gusht.Emrat e tre pandave, të cilat janë një femër dhe dy meshkuj do të shpallet muajin e ardhshëm. Kjo është treshja e parë që mbijeton në katër dekada, pasi në vitin 1967 nuk mbijetoi asnjë pas lindjes dhe në vitin 1999 dhe 2003, vetëm një mbijetoi nga secila lindje.