Rama: S'jam informuar paraprakisht për arrestimin e Fullanit

Kryeministri Rama deklaron se nuk ishte informuar paraprakisht për arrestimin e Fullanit, për të cilën e kishte mësuar pak para se të ndodhte nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjatë intervistës me gazetarin Blendi Fevziu në studion e emisionit “Opinion”, hodhi poshtë akuzat se kishte dhënë urdhër për arrestimin e Guvernatorit Fullani. "Nuk kam qenë i informuar paraprakisht për arrestimin e guvernatorit. Besoj që në rastin konkret Prokuroria e Përgjithshme ka bërë punën e saj, pavarësisht nga qeveria. Ashtu siç e bën gjithmonë dhe nuk kam pasur njoftim që do arrestojmë guvernatorin. Kam pasur njoftim pak para se të ndodhte, kur ministri i Brendshëm ka marrë urdhër që do arrestohet."deklaroi Rama duke shtuar se "Prokurori i Përgjithshëm më ka njoftuar që hetimet mund të shkojnë deri lart"Rama thotë se pasi ka mësuar për vjedhjen e bankës "nuk ka kërkuar dorëheqjen e Fullanit" ndërsa Erjon Braçen nuk e ka nxitur por i ka kërkuar të përmbahet."Erioni nuk ka nevojë të shtyhet shumë ka nevojë të përmbahet por jo të shtyhet. Unë kam bërë një mbledhje, kam qenë në krye të mbledhjes së grupit dhe kam kërkuar që të mos ketë prononcime lidhur me çështjen e bankës pasi ishim në momentin dramatik të një të panjohurës sesi do të reagonte tregu financiar dhe publiku i njerëzve që kanë kursime në banka dhe nga ana tjetër sigurisht që arrestimi i Guvernatorit ishte kulmi i procesit të hetimit, dhe nga ana e stafit të bankës kishte nevojë absolute për mbështetje dhe solidaritet. " tha Rama.Kryeministri e cilësoi një abuzim të madh me pushtetin gjyqësor faktin "që ndërkohë që guvernatori çohet në arrest shtëpie, inspektorja mbahet në burg."Sa i takon emërimit të një Guvernatori të huaj Rama duke pranuar që propozimi i emrit për këtë post i takon Presidentit Nishani, tha se i ka kërkuar atij të konsiderojë një guvernator të huaj.Unë besoj që sigurisht propozimi i takon Presidenti por i kam kërkuar që të konsiderojë kandidaturën të një guvernatori të huaj, të një personalitet. Ka shumë personalitete të cilat kanë integrim, autoritet besueshmëri dhe legjitimit që mund ti shpërbëjnë jo vetëm Bankës së Shqipërisë, por edhe Shqipërisë së tërë. Sot banka e Anglisë, banka më e vjetër e botës, Guvernatorin e ka të huaj. Ka shumë eksperienca, që shtete shumë të mëdha i drejtohen personaliteteve të njohura. Unë thashë që Presidenti ka mundësinë që të identifikojë profilin e Guvernatorit me autoritet në fushën e bankave qendrore. Ne edhe trajnerin e Kombëtares e kemi të huaj dhe ka funksionuar. Ka plot raste, sepse janë struktura shumë specifike Guvernatori i huaj nuk është diçka e njohur," nënvizoi Rama.Por a ka një emër konkret për Guvernator? "Unë besoj që është plotësisht e mundur që të identifikohet dhe kemi diskutuar edhe me FMN dhe Bankën Botërore dhe për ta nuk përbën asnjë çudi dhe unë besoj që jo thjeshtë i huaj por një personalitet i huaj do ti jepte BSH gjithçka për ta kapërcyer këtë situatë.