Lezha bëhet pjesë e Vero-Tur, udhëtimi në rrugët e tregtarëve venedikas

Lezhë -Bregdeti i Lezhës do të jetë pjesë e Vero-Tur, udhëtimit nëpërmjet një varke me vela, që do të përshkojë rrugën e ndjekur nga tregtarët venedikas, ku perfshihen Greqia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Sllovenia.Kjo nismë ka për qëllim promovimin e vendëve me gjurmë të perbashkët veneciane, si destinacion i ri turistik.Për Drejtoreshën e shërbimit turistik, Majlinda Hafizi dhe drejtorin e turizmit në Bashkine e Lezhës, Bardh Dedëgjonaj, këto janë mundësi për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe krijimin e shërbimëve cilësore në këtë sektor.Resurset e shumta turistike dhe nxitja për shërbime cilësore, do t’a bëjnë akoma më të pasur realitetin turistik edhe në rajonin e Lezhës, ndërsa në këtë mënyrë promovohet edhe turizmi në këtë rajon.