Vlorë, 300 krerë bagëti të prekura nga gjuha blu

Vlorë - Gjuha blu po zgjeron terrenin në qarkun e Vlorës, ku deri më tani rezultojnë të prekur mbi 300 bagëti të imëta në qark, nga të cilat 12 kanë ngordhur. Të dhënat janë zyrtare, të dala nga Drejtoria e Bujqësisë dhe ushqimit në Vlorë.Kreu i Drejtorisë Bujqësore në Vlorë, Beqir Kashuri, ka prekur dhe situatën alarmante deri tani në jugun e fqinjit tonë itali, atë të infektimit të ullirit me virusin e trakeo-bakteriozës.Nga kontrollet në terren, për fat të mirë nuk rezulton që virusi të ketë prekur ndonjë rrënjë ulli apo vreshtë në Qarkun e Vlorës.