Testohen ushtarët e rinj, 250 profesionistë do të bëhen pjesë e FA
Në Forcat e Armatosura do të punëson 250 ushtarë të rinj profesionistë. Testet e ndara në tre faza ai fizik, intelektual dhe psikologjik prej tre ditesh po zhvillohen në mjediset e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, për 500 të rinj e të reja që aspirojnë të jenë ushtarë profesionistë.Ministrja Mbrojtjes, Mimi Kodheli, bëri një inspektim të procesit të testimit të kandidatëve për ushtarë profesionistë dhe u takua nga afër me pjesëmarrësit në këtë testim."Misioni për të gjitë ata që do të futen në FA është më shunë se sa fisnik, është kushtetues, por është edhe i brumosur me një moral shumë të lartë. Dhe ju duhet të jeni absolutisht më të mirët, ashtu siç janë në fakt edhe FA të Republikës së Shqipërisë", u shpreh Kodheli.Në ditët në vazhdim do të bëhet testimi edhe për kandidatët që do të shërbejnë në Forcat Detare dhe Forcat Ajrore.Kandidatët pjesëmarrës janë në moshën 18 deri në 27 vjeç dhe arsimi i mesëm është i detyrueshëm.