Imzot Rrok Mirdita: Papa i dytë që do mirëpres, tepër e bukur për të qenë e vërtet
Kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga vizita e shumë pritur e Papa Franceskut në Tiranë përmes një sërë intervistash ekskluzive dhe rrëfime të klerikëve të Kishës Katolike “Tonight Ilva Tare” sjell historinë e besimit katolik në Shqipëri.Në emisionin titulluar "Komunizmi, feja dhe Papa" Imzot Rrok Mirdita rrëfen ardhjen e Papa Gjon Pali II në Shqipëri në 1993, kohën kur u ngritën themelet e kishës pas shkatërrimit të institucioneve fetare dhe çfarë mesazhesh do të përcjellë Papa Francesku në Tiranë. Ja intervista e transmetuar mbrëmjen e 18 shtatorit 2014 në “Tonight Ilva Tare” të RTV Ora News.Imzot Rrok Mirdita ndihet i bekuar. Pak klerikë kanë pasur mundësinë të presin e shoqërojnë dy Papë brenda mandatit të tyre dhe Rrok Mirdita duket se ka qenë i rrokur bujarisht nga fati.I shuguruar nga Papa Gjon Pali II, të cilin pati fatin edhe ta priste në Tiranë më 23 prill 1993, drejton Kishën Katolike Shqiptare prej 22 vitesh, që kur “braktisi” Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ndërsa më 21 shtator 2014 Imzot Rrok Mirdita do të presë dhe nderojë Papa Franceskun në Shqipëri në të parën vizitë në Europë që nga zgjedhja në krye të Selisë së Shenjtë.“Ndërmend më ka shkuar një fjalë e urtë që e përdorin amerikanët. “ To good to be true” (Është tepër e mirë të jetë e vërtetë), sespe nuk kishte një motiv, në kuptimin e fortë dhe të jashtëzakonshëm, sepse sigurisht që Papa e ka shpjeguar shumë bukur e shkurt ditën që e ka shpallur në mënyrë solemne nga Bazilika e Shën Pjetrit datën dhe qëllimin për të vizituar Shqipërinë. “ të thotë ai.Imzot Rrok Mirdita të bën dhe një krahasim mes vizitës së Papa Gjon Palit II, më 25 prillit 1993 dhe vizitës së Papa Franceskut më 21 shtator .Ndërsa në 1993 Papa erdhi për të përcjellë mesazhin se Papati nuk kishte braktisur Shqipërinë e izoluar nga regjimi komunist për 45 vjet, sot 21 vjet më pas Papa Francesku vjen të tregojë dashurinë që vetëm ai di si ta bëjë. “Kisha Katolike ishte shkatërruar krejt. Ishte një lloj hiearkie, pa udhëheqës dhe Papa Gjon Pali II jo vetëm që erdhi për të na treguar se asnjëherë Shqipëria nuk është braktisur nga vëmendja e Papatit, por dhe për të ripërtërirë hirearkinë që nuk ekzsitonte për gati gjysmë shekulli. Ndërsa tani Papa Francesku sjell dashurinë që vetëm ai di ta përcjellë.”
Vizita e Papa Gjon Palit II dhe Papa FranceskutOrët e vizitës së Papa Gjon Palit II 1993 i ka të fiksuara në kujtesë. Ishte dita kur u hodhën themelet për ndërtimin e Kishës Katolike Shqiptare. Ndërsa për vizitën e së dielës thotë se emocionet janë të ndryshme.“Në 1993 u ftova nga Ati i Shenjtë të vija nga SHBA, ku isha me shumë i lumtur dhe një katolik I mirë shqiptar i Neë York. Ftesa e thirrja ishte e papritur dhe më krijoi emocione sëbashku dhe me ndjenja të gëzuara për faktin që Papa më kishte gjetur boll larg në një kontinet tjetër që të vij në Shqipëri dhe të jem i emëruar si Arqipeshkvi i Durrësit e Tiranës.”“Brenda mandatit tim përjetoj dhe ardhjen e Pap Franceskut që me veçoritë e tij ka sensibilizuar mbarë botën. Papa Gjon Pali ka hyrë si një Pap i madh në historinë e Kishës, por edhe Papa Francesku ka sjellë një afërsi që nuk ka ekzistuar në historinë e Papatit në shekuj. Është bërë aq shumë i dashur nga të gjithë dhe unë do ta përshëndes në katedrale dhe para altarit të improvuzar”Gazetarëve kuriozë që e pyetën për arsyen e vizitës në Shqipëri, gjatë rrugës së kthimit nga Koreja e Jugut në avionin e linjës Seul- Romë Papa Francesku u tha se shqiptarët kanë mundur të bëjnë një qeveri të unitetit kombëtar mes myslimanëve ortodoksëve dhe katolikëve me një këshill ndërfetar që ndihmon shumë dhe është i ekulibruar.Edhe Imzot Rrok Mirdita beson se takimi me drejtuesit e komuniteteve fetare në vend do të jetë një shenjë mbështetje më e fortë për këtë bashkëjetesë.“Është një fjalë latine e vjetër. Ubi maior minor cessat” (ku është i madhi i vogli nuk del në pah). Për ne do të jetë një lloj orientimi ose këshilla që ne në atmosferën dhe në shpirtin e harmonisë fetare ta vazhdojmë këtë rrugë. “ thotë Imzot Rrok Mirdita.Shqiptarët nuk identifikohen me asnjë feDrejtuesi i Kishës katolike ka një përgjigje edhe për ata që spekulojnë, mbi tolerancën ndërfetare mes shqiptarëve.”Shqiptarët nuk identifikohen me asnjë fe. Të jesh shqiptar para kujdto nuk do të thotë që je mysliman katolik apo bektashian. Në rajonin që na rrethon njëra identifikohet me tjetrin. Është dicka e fortë që na lidh.”Si u përpoq të shkatërronte komunizmi kishën katolikeShqipëria ishte i vetmi vend komunist që kishte ateizëm praktik në kushtetutë ku u shkatërruan 1820 kisha për tu shndërruar në kinema , teatro dhe salla kërcimi.Imzot Rrok Mirdita rrëfen se Shqipërëia është i vetmi vend ku kisha katolike ka qenë një ndër viktimat më të mëdha të regjimit komunist dhe është bërë shumë për procesin e shenjtërimit të 40 martirëve“:Ne kemi studiuar dhe krijuar komisione për të bërë analiza për të gjithë ata që kanë dhënë jetën por do të plotësojnë disa kushte të pakundërshtueshme dhe prej tyre është numri 40 dhe mbi të cilën është bërë një hetuesi e detajuar shumë strikte dhe kurajoze.Gjatë vizitës disaorëshe Papa nuk do të ketë mundësinë të shenjtërojë 40 martirët shqiptarë pasi procesi ende nuk ka përfunduar” thotë ai.Por vrasja e 120 klerikëve nuk ishte i vetmi dëm. Imzot Rrok Mirdita kujton momentet e para kur ka ardhur në Shqipëri.“Kisha në vërtetë është gjetur në agoni. Nuk ka pasur jetë. Na është dashur të nisim nga zero, pa infrasktuturë. Unë kam bërë mbledhje në një restorat kur kam ardhur. Kam kremtuar meshën dhe kam hapur derën e makinës tojota dhe kam improvizuar altarin dhe nën një lis kam thënë meshën. Nga 1944- 2000 nuk është shuguruar asnjë prift meshtar.”Imzot Rrok Mirdita ka bindjen se kisha duhet të luajë një rol vendimtar në shumë probleme që ka sot shoqëria shqiptare.“Kisha duhet të ketë rolin e vet brenda shoqërisë dhe të përballet në mënyrë më efikase me ato problemet që ka shoqëria. “ thotë ai.PJESË E EMISIONIT “TONIGHT ILVA TARE” ME TITULL “KOMUNIZMI, FEJA, DHE PAPA” ISHIN EDHEINTERVISTA ME Dom Ernest Troshani, Prifti i mbijetuar rrëfen vuajtjet e komunizmit. Shikoni videonINTERVISTA ME Imzot Angelo Massafra: Vizita e Papa Franceskut është e jashtëzakonshmeShikoni videon REPORTAZHI: “Betania”, qëndra që ndryshoi jetët e 200 fëmijëve, e ku Papa përmbyll vizitënShikoni videon REPORTAZHI: Biblioteka Franceskane, At Vitor Demaj rrëfen si u ruajt thesari i libraveShikoni videon (Në video emisioni i plotë "Tonight Ilva Tare")