Pengu i ri i ISIS një gazetar britanik: Perëndimi më braktisi
Një tjetër gazetar duket se është marrë peng nga grupimi terrorist ISIS. Një video e publikuar të enjten duket se nxjerr gazetarin britanik, Xhon Kentli, i cili ka humbur gjurmët që prej vitit 2012.Në videon treminutëshe, Kentli duket se përpiqet të demaksojë strategjitë e dështuara të Perëndimit dhe të vlerësojë Shtetin Islamik."E di se çfarë po mendoni, 'ai po e bën këtë vetëm sepse është i burgosur, ka një pistoletë në kokë dhe po e detyrojnë ta bëjë këtë. Po është e vërtetë se jam i burgosur, nuk mund ta mohoj këtë. Por duke qenë se qeveria ime më ka braktisur fati im tani është në duart e Shtetit islamik dhe nuk kam asgjë për të humbur".Në vazhdim, ai premton se do të ketë video të tjera, ku ai do të demaskojë pikërisht qeveritë dhe mediat perëndimore, për të cilat deri para dy vitesh punonte.Deri tani grupimi militant ka lëshuar disa video, ku në tre prej tyre tregohen edhe ekzekutimet e dy gazetarëve amerikanë dhe një punonjësi social britanik.