Klos, nxënësit mësojnë në shkollën që rrezikon shembjen
Klos- 21 nxënësit dhe 2 mësuesit e shkollës 9-vjeçare të Planit të Bardhë në Bashkinë e Klosit janë të detyruar të zhvillojnë proçesin mësimor në një shkollë krejtësisht të rrënuar.Çatia e kësaj ndërtese, e cila u ndërtua në vitet e komunizmit për t'u përdorur si magazinë, tashmë është e amortizuar dhe rrezikohet nga shembja.Dritaret e kësaj shkolle të improvizuar janë pa xhama, ndërsa dyert zor se mund t'a kryejnë funksionin e tyre dhe si për ta kompletuar skamjen, në klasa mungon edhe energjia elekrike.I informuar për problemet e shumta të shkollës 9-vjeçare të Planit të Bardhë, Kryetari i bashkisë Klos, Ramazan Mjeshtri, shprehet se po punohet që në ditët në vazhdim të mund të vendosen xhama në dritaret e klasave.Ndërsa ende nuk janë marra masa për ta rikonstruktuar tërësisht këtë shkollë.