Papa “Qytetar Nderi” i Tiranës, Bozdo: Do i japim edhe çelësat e qytetit
Tiranë - Papa Françesku, do të jetë jo vetëm "Qytetar Nderi" i Tiranës por do të ketë dhe çelësat e kryeqytetit shqiptar, i cili do i urojë mirëseardhjen të dielën e 21 shtatorit 2014.Sot, tre ditë para mbërritjes së Atit të Shenjtë në Tiranë, Enno Bozdo, nënkrytar i bashkisë së Tiranës, duke folur studion e RTV “Ora News”, përballë gazetares Denisa Pasholli tregon dhe detajet:“Përpara fillimit të meshës, Kryetari i bashkisë së Tiranës, do t’i japë Atit të Shenjtë, titullin “Qytetar Nderi” dhe çelësat e qytetit të Tiranës. Është hera e dytë që zoti Basha, i jep çelësat e qytetit të Tiranës një personaliteti. Personaliteti i parë është një italian, Franco Frattini, një ndër politikanët më aktiv në Itali dhe një ndër mbështetësit më të mëdhenjë të Shqipërisë, në rrugën e Integrimit Europian. Për fatin tonë të mirë, tashmë kemi të bëjmë me një përsonalitet të permasës botërore, kështu që zoti Basha, do të jetë atje, do t’a falenderojë, që vizitën e tij të parë në kontinent zgjodhi Tiranën dhe do t’i japë në mënyrë simbolike “çelësat” e qytetit” – tha Bozdo.Bozdo tha se punimet në sheshin "Nënë Tereza" kanë ardhur me vonesë tek qytetarët, për shkak të bllokimit buxhetit nga mazhoranca. Ndërsa shtoi se zhbllokimi i buxhetit të bashkisë, nuk ka sjellë realizimin e të gjitha projekteve, pasi shumë prej tyre vazhdojnë të mbeten të bllokuara.“Ka dy ngjarje, një ngjarje që është e rëndësishme për bashkinë e Tiranës dhe që kalon dukshëm rëndësinë kontinentale. Ngjarja e dytë ka lidhje me vizitën e Papës. Në çastin që vizita e Papës u lajmërua dhe u saktësua data dhe protokolli, sigurisht që përshpejtohen të gjitha përgatitjet. Le të themi se për fatin tonë të mire, që Bashkia e Tiranës, kishim përpara kësaj vizite dy vendime gjyqësore, të njëpasnjëshme, të cilat mundësuan zhbllokimin më në fund,- pas një kalvari të gjatë mundimesh,- të buxhetit të bashkisë së Tiranës. Nëse këto vendime gjyqësore nuk do të ishin marrë, atëherë ju siguroj që edhe ky investim që po bëhet sot në sheshin “Nënë Tereza”, do të kishte qënë praktikisht i pamundur.Unë e kuptoj edhe shqetësimin e qytetarëve, bashkia e Tiranës ka komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me qytetarët, ka shpjeguar çfarë do të thotë bllokimi i buxhetit. Ky është një lajm i mirë për ne, sepse na mundëson që në kohën e mbetur të vitit, të fillojmë të hapim investimet për gjithçka, shkolla, kopshte, rrugë, për të përmirësuar cilësinë e jetës. Nga ana tjetër dua të sqaroj për qytetarët që zhbllokimi i buxhetit nuk do të thotë zhbllokimi i gjithçkaje.Pavarsisht se Gjykata ka vendosur zhbllokimin e buxhetit, tutje vullnetit politik të mazhorancës, projekte të mëdha shumë të rëndësishme, kanë potencialin, për të shndëruar Tiranën në mënyrë rrënjësore, siç është projekti i menaxhimit të mbetjeve; projekti i ndërtimit të terminalit; projekti i tramit; projekti i bulevardit verior. Këto nuk kanë lidhje me buxhetin, për fat të keq, po për vendim politik, vazhdojnë të mbeten të bllokuara” – u shpreh Bozdo.Duke folur për përgatitjet në Sheshin “Nënë Tereza”, Bozdo u shpesh: “Tirana është gati, besoj që dëshmitar janë qytetarët, që në mënyrë të përditshme e shikojnë, - kujdesi për qytetin, jo se ka munguar,- por në prag të një vizite të paharrueshme dhe më një rëndësi të të tillë, Tirana duhet të shpaloset në mënyrën më të mirë të saj.Ka të bëjë me kujdesin ndaj gjelbërimit dhe mbi të gjitha faktin që jemi absulotisht në kohë me të gjitha punimet në sheshin “Nënë Treza”, ku është edhe sheshi ku do të mbahet mesha e Atit të Shenjtë. Fakti që Tirana është kryeqyteti i parë, ku Papa zgjedh të vizitojë në kontinentin e tij, na bënë të ndjehemi mirë, krenarë, për vendin dhe për Tiranë, por nga ana tjetër me përgjegjësi, sepse dimensionet e kësaj vizite e tejkalojnë, jo vetëm Shqipërinë, jo vetëm Europën, por do të rrezatojë në të gjithë globin.Atë ditë sytë e besimtarëve katolikë dhe jo vetëm, do të jenë të drejtuar nga Tirana, kjo është arsyeja që kemi ndjekur me shumë vëmendje, të gjitha punimet që Bashkia e Tiranës po ndërmerr në shesh dhe që përfundimisht e kanë kthyer sheshin tek qytetarët dhe në një situatë shumë të kenaqshme. Të pakten nga të gjithë opinionet që marrim nga qytetarët e Tiranës, që falenderojnë Bashkinë për investimin e saj në shesh.Itenerari i lëvizjes së Papës dhe mediat e huaja do të filmojnë të gjithë lëvizjen që të çon deri në shesh. Ndoshta keqkuptime të nxitura jashtë kontekstit dhe pa vend nga palë të tjera. Dua t’a theksoj, sepse ndjehemi shumë mirë dhe ndjehemi krenarë që kemi kontribuar edhe ne në bërjen e altarit, ku Papa do të mbajë meshën e Shenjtë.Jemi krenarë sepse po e zbukuorjmë qytetin, arritëm në një kohë rekord t’i japim një pamje krejtësisht ndryshe nga ç’ishte në sheshin “Nënë Treza”, ndihmuam në mënyrë modeste aq sa na u kërkua nga Kisha Katolike, për të financuar ndërtimin e altarit të Papës. Tashmë jemi gati për t’a pritur Papën në mënyrën e duhur. Kjo ishte ndërhyrja e parë e cila konçidoi me vizitën e Papës në Shqipëri. Kjo ishte arsyeja se ne vazhduam në mënyrë të rrufeshme punimet.Ndërhyrja e parë është një buxhet rreth 750 mijë dollarë, të cilat u alokuan për ribërjen tërësore të sheshit “Nënë Tereza”, pastrim , etj. Çdo gjë që shikohet sot në shesh, sëbashku me pjesën e gjelbërimit dhe të ndiçimit. Projekti në total shkon diku në 3.3 milion dollarë afërsisht. Ka dhe një fazë të dytë më të rëndësishme, që e rikoncepton sheshin si hapësirë qytetare, si hapësirë pedonale. Ja kthen qytetit këtë shesh shumë të bukur, projektuar nga arkitekti italian. Zhvillimi i një projekti të tillë do të jetë një vlerë e shtuar për qytetin e Tiranës.(Video: Intervista e plotë e Enno Bozdos në Ora News)