Apeli zbardh vendimin: Ja pse iu hoqën prangat Fullanit, s’rrezikon hetimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2014, 17:44
Tiranë-Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin për ish-guvernatorin Ardian Fullani duke numëruar arsyet se pse u nxor nga burgu për tu izoluar në shtëpi.Ndërsa konfirmohet akuza për shpërdorim detyre, trupi gjykues jep edhe argumentat se pse ish-kreu i BSH-së nuk mund të mbahet pas hekurave."Në rastin konkret për të dyshuarin Adrian Fullani nuk ka pasur asnjë provë apo indicie që të vërtetonte rrezikun për t'u larguar. Ai rezulton të jetë një qytetar me personalitet të mirë, banues në Tiranë dhe me adresë banimi të saktë, si dhe një funksionar i lartë në institucionin më të lartë financiar në vend. Edhe vepra penale për të cilën ai akuzohet nuk parashikon një dënim të lartë, çka do të bënte të mendohej rreziku i largimit”.Në kundërapelin e Prokurorisë shprehet shqetësimi dhe rreziku se zyrtari në fjalë mund të cënonte provat për vjedhjen në BSH-sw. Edhe për këtë Gjykata ka dhënë argumentin përkatës."Sa i përket riskut të ndërhyrjes në procesin e drejtësisë, nuk ka asnjë provë që të provojë se i dyshuari Adrian Fullani të ketë kryer veprime, në mënyrë që të ndërhyjë në zbardhjen e çështjes".Bazuar në këto argumenta konkludohet se Fullani duhet të mbahet në “arrest shtëpie” dhe kushtet për këtë liri të kufizuar janë të evidentuara në zbardhjen e vendimit."Gjykata e Apelit Tiranë vlerëson e çmon se ndaj personit nën hetim Adrian Fullani duhet të vendoset masa e sigurimit personal "Arrest në shtëpi" - masë sigurimi kjo - që çmohet se duhet të shoqërohet me detyrimin e personit nën hetim Adrian Fullani, për të mos u larguar nga banesa e tij e ndodhur në adresën Kompleksi "Green Park", nr. 46, Tiranë, si dhe për të mos komunikuar me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të."Tashmë Ardian Fullani ndodhet në familjen e tij pasi la qelinë e burgut 302, por me detyrimin për të mos komunikuar me asnjë person përveçse bashkëshortes dhe dy fëmijëve që gjykata i ka njohur ligjërisht me këtë vendim si bashkëjetues të tij.
Ja vendimi për Ardian Fullanin