Iraku me qeveri të re, SHBA rikonfirmon mbështetjen: Moment historik
Irak- Parlamenti i Irakut miratoi kabinetin e ri të kryeministrit Haider al-Abadi dhe programin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme.Por postet kyçe Ministrore mbetën të pamiratuar për shkak të mosmarrëveshjeve politike.Programi i ri i qeverisë përfshin pjesëmarrjen aktive në vendimmarrje të të gjitha fraksioneve të Irakut, pajtimin kombëtar, rindërtimin e ushtrisë, decentralizimin e administratës, pjesëmarrje nga mbarë vendi në forcat e sigurisë kundër terrorizmit si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me rajonin autonom të Kurdistanit të Irakut.Nga 289 deputetë të pranishëm në parlament, 177 prej tyre votuan pro programit. Kryeministri Abadi ka emëruar si zëvendës.kryeministra Salih el-Mutlak nga komunitetit sunit, bahaa el-Araji nga komuniteti shiit, si dhe veteranin Hoshjar Zebari nga kominuteti kurd.Ndërkohë SHBA ka përshëndetur miratimin e qeverisë së re, duke përsëritur mbështetjen ndaj Irakut. Sekretari i Shtetit, John Kerry, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin forcat ushtarake të Irakut në luftën kundër militantëve të shtetit islamik.Presidenti, Barack Obama, uroi gjithashtu Abadin në një bisedë telefonike. Ai ka përjashtuar mundësinë e një operacioni amerikan në terren, por ka premtuar vijimin e sulmeve ajrore kundër grupit ektremist në Irak.SHBA kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që qeveria e Irakut të bëjë më shumë në përfaqësimin e pakicave në qeveri dhe gjithashtu për unitet kombëtar në luftën kudër shtetit islamik, i cili tashmë ka marrë kontrollin e shumë zonave në veri të Irakut dhe Sirisë.