Përmbytjet në Kashmir, 175 viktima, vijojnë operacionet

Vijojnë operacionet e shpëtimit në Kashmir, një rajon i administruar nga India, por që ndodhet ne kufi me Pakistanin. 175 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve masive dhe qindra fshatra janë zhdukur totalisht. Kryeministri Narendra Modi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërkohë që janë përmbytur bazat ushtarake dhe spitalet në qytetin kryesor të rajonit Srinagar.4 2Lumenjtë kanë dalë nga shtretërit, duke përmbytur shtëpi, insitucione dhe banka. 2,500 fshatra janë përmbytur plotësisht ose pjesërisht në të gjithë rajonin, ndërkohë që mijëra persona kanë mbetur të bllokuar në pritje për t’u shpetuar nga ushtria. Ujerat e rrëmbyeshëm kanë bllokuar edhe rrugët nacionale, përfshirë edhe atë që të çon në aeroportin Srinagar, duke penguar kështu operacionet e ndihmës.6Përsoneli i ushtrisë ka arritur të shpëtojë shumë persona dhe një prej tyre shprehet mirënjohës. “Kisha mbetur i bllokuar prej katër ditësh, u jam vërtëtë mirënjohës forcave ushtarake që më shpëtuan jetën”, thotë ai. Ndërkohë në operacionet e shpëtimit morën pjesë 120 njësi ushtarak dhe tetë ekipet e rezervistëve të policisë, të pajisura me anije dhe jelekë shpëtimi.3