Konfliktet e armatosura, Papa apel për dialog në Ukrainë e Lesoto

Papa Francesku ka bërë një tjetër apel për dialog dhe paqe në Ukrainë gjatë fjalimit të përjavshëm Angelus. Ati i shenjtë dënoi gjithashtu dhunën në Lesoto.Përpara mijëra njerëzve të mbledhur në sheshin “Shën Pjetër”, Papa vlerësoi hapat e ndërmarrë ditët e fundit në rajonet e prekura nga konflikti i armatosur në lindje të vendit, duke ju referuar armëpushimit. Por duke ju referuar shkeljes së marreveshjes, pas luftimeve në Mariupol, Papa deklaroi:“Sot dëgjova për konfrontimet e fundit, gjithsesi shpresoj që bisedimet pes palëve të sjellin paqe dhe qetesi për banorët atje.Unë lutem që, në logjikën e takimit, dialogu i filluar të vijojë dhe japë frytet e tij”.Papa Francesko gjithashtu i dha një vëmendje të veçantë edhe situatës në Lesoto, e cila ka qenë shumë e trazuar kohët e fundit.“Bashkohem me zërin e Peshkopëve të Lesotos, të cilët kanë bërë thirrje për paqe. I dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe i kërkojmë Zotit që paqja të mbretërojë në Lesoto”.Trazirat në Lesoto vijnë si pasojë e luftës për pushtet mes kryeministrit Thomas Thabane dhe zëvendës.kryeministrit, Mothetjoa Metsing.