Pakistani feston 48-vjetorin e pavarësisë

Është festuar 48 vjetori i pavarësisë në të gjithë Pakistanin, me zotime për të mbrojtur pavarësinë e arritur me një kosto të madhe me jetë njerëzish dhe prone gjithashtu, në gusht të vitit 1947.Si çdo vit dita e pavarësisë ka kujtuar sakrificat e ushtarëve Pakistanezë, të cilët humbën jetën në luftën indo-pakistaneze në vitin 1965, dhe mbrojten e sukseshme të qyteteve si Lahore, Sialkot dhe fusha të tjera të rëndësishme të vendit.Lufta e 1965 është e njohur gjithashtu edhe si Lufta e Dytë e Kashmirit, një beteje kjo mes Indisë dhe Pakistanit mbi rajonin e diskutueshëm të Kashmirit, ku të dy vendet kanë kërkuar të drejta territoriale që nga në vitin 1947.Festimet nisën me një ceremoni në mauzoleumin e themeluesit të Pakistanit, Quaid-i-Azam Mohammad Ali Xhinah në Karaçi. Më vonë u vendosën kurora me lule në mauzoleum, në nder të forcave të armatosura.Udhëheqja e lartë civile e Pakistanit ka vlerësuar forcat ushtarake të vendit në garantimin e sigurisë së Pakistanit. Presidenti Hussain në mesazhin e tij me këtë rast tha se forcat e armatosura kanë qenë plotësisht të afta, duke u përballuar me të gjitha kërcënimet me të cilat është përballur vendi. Ndërkohë edhe kryeministri i vendit Naëaz Sharif nderoi ushtarët e rënë për sakrificën supreme për mbrojtjen e vendit.Pakistani ka qenë në trazira që nga mesi i gushtit, kur dhjetëra mijëra protestues të udhëhequr nga kryeopozitari Imran Khan dhe kleriku i shquar Tahir ul-Qadri, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeminsitrit Sharif.