Itali, arrestohet shqiptari, e kishte fshehur heroinën në pjesët intime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2014, 07:35
Itali-Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar pasi është kapur më 20 gram heroinë të fshehur në pjesët intime.Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar në zonën e Chietit. Arrestimi i tij u bë pas një kontrolli, ndërsa ishte duke pritur në një pikë karburanti në automjet.Dyshimet për të lindën pasi makina ishte e regjistruar në emër të një bashkëatdhetari të tij, i cili jetonte në një krahinë tjetër, por që ishte person me precedent.32-vjeçari shqiptar u arrestua dhe u dërgua në burg në Chieti për gjykim.