Jahjaga për ngërçin politik: Do të veproj kur të kërkohet ndërhyrja e Presidentit
Kosovë- Presidentja Atifete Jahjaga ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të gjejnë zgjidhjen për formimin e institucioneve. Duke komentuar rreth zhvillimeve politike dhe rolin e Presidentes në këtë proces, ajo ka deklaruar se roli i Presidentit nuk do të mungojë aty ku do të jetë e nevojshme.“Unë deri më tani si gjithmonë kam ushtruar rolin tim kushtetues dhe ligjor. Unë inkurajojë deputetët e Parlamentit të gjejnë zgjidhje, zgjidhja është brenda Kuvendit të Kosovës. Unë do të veproj dhe intervenoj, siç kam vepruar gjithmonë, në momentin kur kërkohet intervenimi i Presidentes së vendit. Ftoj edhe njëherë deputetët dhe subjektet politike të veprojnë dhe gjejnë zgjidhje brenda Kuvendit dhe veprimet e tyre të jenë ashtu siç e kërkon Kushtetuta, vendimi i Gjykatës si dhe siç e meriton vet ky proces”, ka thënë Jahjaga para mediave.Deklaratën Presidentja e Kosovës e bëri gjatë qëndrimit të sotëm në Pejë, ku ka vizituar Qendrën e turizmit dhe Patrikanën e Pejës, në kuadër të projektit për zhvillimin e trashëgimisë.