Inpektoriati Kombëtar i Punës masa për ata që shkelin rregullat e sigurisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2014, 17:45
Tiranë - Të gjitha aktivitetet të cilat nuk do respektojnë kushtet e sigurisë në punë, do të pezullohen.Kjo është masa drastike, që i ka dhënë në dorë ligji Inspektoritit të Punës, për t’i dhënë fre aksidenteve në punë, që në shumë raste i kanë marrë jetën punonjësve.Dhe në çdo rast, që inpektorët në terren do të mbyllin sytë para sinjaleve që rrezikojnë jetën e punonjësve, u paralajmëruan nga numri 1 i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli, se do përballen me ligjin.Por rreziku në punë nuk është i vetmi problem me të cilët shkojnë çdo ditë në punë shqiptarët.Kreu i Inpektoriatit të punës, njoftoi se shumë shpejt, të dhënat e punonjëve të qarkut Tiranë, do të jenë të gjitha online.