Shella: Kupola e BSH-së përgjegjëse për vjedhjen, të ndryshohet ligji
Tiranë - Gerti Shella, drejtor ekzekutiv në qëndren INFOÇIP, duke analizuar ligjin aktual të Bankës së Shqipërisë, deklaroi se anëtarët e bordit Mbikqyrës janë po aq përgjegjës sa Guvernatori, Ardian Fullani, në skandalin e vjedhjes, duke u bazuar në atë çfarë thotë ligji për Bankën.I ftuar në RTV “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi, Shella tha se ligji i Bankës së Shqipërisë është në kontradiktë, pasi ligjet përmbysin njëri-tjetrin.“Ligji i Bankës së Shqipërisë është një ligj i vitit 1997. Është një ligj Stalinist, përveç se arkaik. Mjafton të përmend faktin se ligji, pra ligjvënësi,-sepse ligjvënësi dhe deputetetët janë autorë të këtij ligji dhe jo Guvernatori apo bordi i Bankës,- parashikon që oragani vendimarrës,- pra Bordi dhe organi ekzekutiv, që në këtë rast i bie të jetë drejtori ekzekutiv, apo Guvernatori, të jenë zgjatime të njëri tjetrit. Nuk ka ndarje funksionesh mes bordit dhe Guvernatorit.Guvernatori, praktikisht sot i akuzuar për 5 figura të veprave penale, të argumentuara nga Prokuroria , ka qënë njëkohësisht edhe kryetarë i bordit. Nëse do të duhet t’i përmbaheshim në germa dhe frymën ligjit, nëse Guvernatori akuzohet sot për shpërdorim detyre, po njësoj duhet të akuzohet për shpërdorim detyre, secili veç e veç, nga anëtarët e bordit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Nuk ka kuptim, pasi ata i kanë marrë vendimet në kolegjialitet, nuk është se e hoqën se nuk ka zbatura vendimet e tyre. Guvernatori është ai që ka marrë vendime dhe ku ata bashkarisht kanë zbatuar atë që kanë marrë vendim.Vazhdojmë me një absurditet të ligjit në Bankën e Shqipërisë. Ligji ka disa krerë, nesi 6 ku përcaktohen mënyra e organizimit dhe drejtimit të Bankës së Shqipërisë. Nga 18 nene gjithsej, 16 i ka për përgjegjësitë që i shkojnë bordit Mbikqyrës, në këtë kuptim, në qoftë se sot për keqadministrim të bankës kemi Guvernatorin, unë i shtroj një pyetje,- e kemi shtruar publikisht dhe kjo është pjesë e analizave tona, - pse bordi nuk duhet të marrë gjithashtu përgjegjësitë e veta? Po të ishte për ligjin, duhet të shkonte fillimisht bordi apo ndonjë nga anëtarët e tij, në fund, organet e drejtësisë apo hetimit, do të merreshin me Guvernatorin. Sigurisht që ky është një difekt në ligj.Neni 4 i ligjit për Bankën e Shqipërisë, përcakton në mënyrë të qartë, që Banka e Republikës së Shqipërisë nuk mund të japë ndër të tjera kredi për qellime fitimi. Diku më poshtë ky ligj përmbys këtë rregull të përgjithshëm. Pika një është nuk jep kredi; pika 2, po, Banka mund t’i japë kredi punonjësve të saj, apo Banka mund t’i japë kredi bordit Mbikqyrës. Anëtarët e bordit gëzojnë privilegjin për të marrë kredi me 0.5 %, siç është bërë tashmë e njohur publike edhe nga media. Së dyti , neni 4 thotë që Banka e Shqipërisë nuk jep kredi, por ajo diku më poshtë, thotë se mund t’i japë kredi të gjitha bankave të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë. Pyetja është a jep kredi apo nuk jep kredi? Ka një kontradiktë” – tha Shella. Shella: Kupola e BSH privilegje prej sheikësh"Më lejoni të kujtoj një absurditet që lidhet dhe me konkluzionet e KLSH-së, lidhur me pagat e anëtarëve të Bordit apo me pagat e Guvernatorit, e kjo hyn përsëri në atë skemën që t’i mbajmë shpenzimet sa më të larta, “pse të kthejmë para në buxhetin e shtetit, nga fitimet që gjenerojmë, kur ato mund t’i mbajmë të gjitha vetë si paga, 4 milion, 9milion,etj”. Diku në një nga nenet e Ligjit të Bankës së Shqipërisë përcaktohet se mund t’i paguajë anëtarëve të bordit, shpenzime shëndetësore brenda ose jashtë vendit, studime pasuniversitare brenda apo jashë vendit, udhëtime, apo aspekte të tjera që lidhen me atë që përbëjnë komponentët e jetës së një sheiku, normal që ne e njohim prej filmave apo prej historive që diskutojmë.Ja një absurd tjetër lidhur me atë që rezonon me pagat dhe me shpërblimet. Ja çfarë thotë neni 57, pika 3: “Asnjë anëtarë i Këshillit Mbikqyrës, drejtues apo person Bankës së Shqipërisë, nuk duhet të pranojë ndonjë dhuratë apo kredi për veten e tij, apo në emër të përsonave me të cilët ka lidhje familjare, në qoftë se pranimi në këtë rast mund të ndikonte në uljen e perkushtimit të nevojshëm ndaj detyrave të tij në Bankën e Shqipërisë”. Ndoshta unë nuk njoh një person, që duke marrë një kredi me 0.5 % ineteres, kush do të demotivohej nga një privilegj i tillë, që askush nuk e disponon" - u shpreh Shella.