Më bujarë të pasurit apo të varfërit? 3 min që do u ndryshojnë mendimin

Kush është më bujar: Një i pasur apo i pastrehë? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje një 18-vjeçar nga Danimarka, Arian Kashef, përmes një video-regjistrimi të cilën e ka hedhur në kanalin e Youtube.Misioni fillon.Adoleshenti Kashef dërgon përpara shokun e tij me një pako me ushqime, të cilat ia dhuron një të pastrehi në qendër të Kopenhagenit. Fill pas tij, para të pastrehit shfaqet Kashef, i cili e pyet nëse mund ta ndihmojë me ushqim. Të gjitha reagimet janë filmuar nga një kamera e fshehtë.Filmimet tregojnë se edhe pse njerëzit e pastrehë janë të uritur, ata e ndajnë ushqimin e tyre pa hezitim me adoleshentët."Dy burra, të cilëve çuam ushqim ishin shumë mirënjohës," thotë Kashef.“Ata e ndanë ushqimin me mua dhe biseduam. Edhe pse periferia e shoqërisë, solidariteti tek ata është në nivel shumë më të lartë”.I riu u ndal rrugës dhe në kafenetë e qytetit, ku kërkoi ushqim nga njerëz të rastësishëm, por pa sukses. Kontrasti i bujarisë është shumë i madh.Videoja me titull "Tre minuta që do të ndryshojnë mendimin tuaj" është postuar nga adoleshenti në kanalin e tij të Youtube " Arian Planet" dhe për një kohë të shkurtër ka arritur më shumë se 30000 klikime.“Mesazhi: paraja nuk është gjithçka, zemra është thelbësore”.