Kreshnik Qato sot në ring ndaj John Coyle: Shpresoj të fitoj me “knock-out”
Boksieri shqiptar Kreshnik Qato do të zbresë sot në ring në “York Hall” të Londrës kundër britanikut John Coyle. Një sfidë aspak e lehtë, por Qato na ka mësuar edhe më parë me fitore të cilat kanë pasur shkallë të lartë vështirësie.Vetë boksieri kuqezi në një lidhje telefonike gjatë edicionit të lajmeve në ” Ora News ” pasi falenderoi promotorin e tij kryesor z.Ylli Ndrroqi u shpreh se dëshira e tij e madhe është triumfi në këtë përballje, pse jo edhe me një “knock-out” të mundshëm.“Dua të falenderoj promotorin tim kryesor z.Ylli Ndroqi për mbështetjen e pa reshtur qe më ka dhënë gjithë këto vite. Boksi mund të rezervojë surpriza por ynë jam gati. Dëshira më e madhe është triumfoj, ndoshta edhe në një knock-out të mundshëm.”Shqiponja kuqezi do të ketë mundësinë që me një fitore të mundshme të ngjisë akoma më shumë shkallë në renditjen e peshave të mesme në Britaninë e Madhe. Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë të një figurave më të mëdha të boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare.