Lindja e Mesme në “luftë”, Abu Dhabi konkurs bukurie për skifterët

Edhe pse i gjithë rajoni i Lindjes së Mesme zien nga kërcënimi i militantëve të Shtetit Islamik dhe koalicioni ndërkombëtar që po formohet për shkatërrimin e tij, në Emiratet e Bashkuara Arabe është zhvilluar një konkurs i veçantë bukurie: Përcaktimi i skifterit më të bukur në botë!Konkurimi treditor që përfundoi të shtunën, u organizua nga Klubi i Adhuruesve të Skifterëve në Emiratet e Bashkuara dhe u mbajt në Qendrën Kombëtare të Ekspozitave në Abu Dhabi."Kemi standarde shumë strikte… Skifterët kontrollohen nga koka te këmbët, në çdo pjesë. Dhe më pas, në bazë të matjeve bëhet edhe vlerësimi me pikë. Në fund, gjithë pikët mblidhen dhe skifteri që ka grumbulluar më tepër do të jetë fituesi i konkursit të bukurisë.Kështu që është një sfidë e madhe për këto shpendë", tha Magrit Gabriel Myler, një prej gjyqtareve të kompeticionit.Sipas saj, në Emiratet e Bashkuara, fëmijët mësojnë që të rinj rreth skifterëve."Këtu, tradita e rritjes së skifterëve pasohet nga brezi në brez. Madje këtu në Abu Dhabi kemi edhe një program të veçantë për nxënësit e shkollave për t'i inkurajuar që të mësojnë dhe të merren me rritjen e skifterëve", shtoi Myler.Që prej vitit 2010, skifterët janë futur në listën e Trashëgimisë Njerëzore prej UNESCO-s.