Papa lëshon “bombën” nga Italia: Bota në prag të Luftës së III Botërore

Itali- "Në botën e sotme, pas kuintave, luhen mjaft interesa, strategji gjeopolitike, etja për para dhe pushtet. Pa harruar këtu edhe prodhimin dhe shitjen e armëve, që duket se është një factor mjaft i rëndësishëm. Konfliktet e shpërndara nëpër botë janë praktikisht një Luftë III Botërore e ndarë pjesë pjesë”.Ky ka qenë paralajmërimi i Papa Françeskut gjatë një meshe të mbajtur të shtunën për nder të më shumë se 100 mijë ushtarëve të forcave aleate të vdekur në Luftën e I Botërore, të varrosur në Itali. Papa Bergoljo dënoi ashpër tregtinë e armëve dhe sulmet terroriste, të cilat sipas tij mbjellin vetëm vdekje dhe shkatërrim."Jam këtu pranë kësaj varreze dhe mund të them vetëm se lufta është çmenduri", deklaroi Papa, i cili vizitoi më pas edhe një varrezë të forcave të Antantës, ku janë varrosur rreth 15 000 ushtarë të ish-Perandorisë Austro-Hungareze."Lufta shkatërron gjithçka, edhe lidhjet mes vëllezërve. Prej luftës vjen vetëm shkatërrimi".Më parë Papa e ka dënuar ashpër edhe luftën në emër të Zotit, duke legjitimuar përdorimin e forcës nga komuniteti ndërkombëtar për të ndalur sulmet e padrejta të militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë shkaktuar masakra të shumta në Irak dhe Siri, edhe ndaj të krishterëve atje."Dhe sot, pasi kemi kaluar dy lufta botërore, mund të flasim edhe për një të tretë, që po ndodh në të gjithë botën, me krime, masakra dhe shkatërrim", shtoi ai."Dhe këto luftra kanë viktima të pafajshme që vuajnë mëkot. Kjo ndodh sepse në botën e sotme, pas kuintave, luhen mjaft interesa, strategji gjeopolitike, etja për para dhe pushtet.Pa harruar këtu edhe prodhimin dhe shitjen e armëve, që duket se është një factor mjaft i rëndësishëm".