Zhgënjehet vogëlushja,takon Obamën, por donte Beyonce
SHBA-Arrin të takojë njeriun më të fuqishëm të botës, por mbetet pak e zhgënjyer, pasi priste të takohej me yllin e muzikës pop, Beyonce.Medizon, një nxënëse në një shkollë fillore, nuk nguroi aspak edhe t'ia shprehte zhgënjimin e saj Barac Obamës, gjatë një eventi bamirësie."E kuptoj zhgënjimin tënd, edhe vajzat e mia, Sasha me Malian do të ndiheshin njëlloj", iu përgjigj Obama duke shkaktuar ilaritet mes pjesëmarrësve."Por pastaj e kuptova që do të takohesha me ju, akoma më mirë", iu përgjigj Medizoni, ndërsa në sfond, Zonja e Parë mund të dëgjohej që thoshte "Për mua do të ishte më mirë Beyonce!”Obama mori pak kohë nga impenjimet për zgjidhjen e krizës së re në Irak dhe Siri, për të marrë pjesë në një aktivitet vullnetar në një shkollë fillore në Uashington, ku ndihmoi nxënësit të mbushnin çanta me lojëra që do t'i shpërndaheshin fëmijëve të familjeve të pastreha.Aktiviteti ishte pjesë e një serie projektesh që u mbajtën në përkujtimoren e sulmeve të 11 shtatorit.