Përplasen, Berisha: Dorëzove dosjen top-sekret; Meksi: Fantazi
Tiranë- Banka e Shqipërisë “përplas” në fb ish-kryeministrin Sali Berisha me anëtaren e Këshillit Mbikqyrës Ermelinda Meksi.Në faqen e tij zyrtare Berisha denoncoi kapjen e BSH nga mazhoranca e majtë, ku sipas tij 5 ditë më parë dosja top sekret e Bankës së Shtetit i është dorëzuar Parlamentit vjedhurazi nga zonja Meksi. Informacionin Berisha e mbështet në burime ng Kuvendi.“Të dashur miq, sipas burimeve nga Parlamenti, pesë ditë më parë është dorëzuar vjedhtas, thuhet nga Ermelinda Meksi, dhe fotokopjuar në Parlament dosja me sekrete të Bankës së Shtetit, e cila përmban të gjitha kodet, hyrjet dhe daljet sekrete të dhomave të kasafortave ku ruhen thesaret e gurëve, monedhave të çmuara, lingotat e floririt, kartëmonedhat e vendit si dhe vendndodhja dhe inventari i plotë i këtyre të fundit.Kështu, pas serverit të tatimeve, baronët e drogës, trafikantët, vrasësit, pengmarrësit e Parlamentit kanë tani në dorë çdo sekret të Bankës së Shtetit".Duke e cilësuar një precedent dhe rrezikshmëri, pas ndërhyrjes në serverin e tatimeve, Berisha kërkon ndërhyrjen e Guvernatores në detyrë.“ I bëj thirrje Guvernatores në detyrë të kërkojë përforcime për mbrojtjen e Bankës dhe objekteve të saj dhe të nisë me shpejtësi ndryshimet e kodeve, çelsave, mekanikë dhe elektronikë, të sistemeve të sigurisë së Bankës, për të mbrojtur vlerat bankare të shqiptarëve para se të sulmohen dhe grabiten nga bandat e qeverisë!”Mbi këtë pretendim të ish-shefit të qeverisë nuk ka vonuar dhe reagimi i të akuzuarës prej tij. Ermelinda Meksi ndërsa e cilëson një fantazi të sëmurë me prapavijë të pastër politike, ajo sqaron se bazuar në rregulloren e BSH-së si anëtare e KM part- time nuk ka as akses hyrje në Bankë dhe jo të dijë kodet apo të ketë çelësat e Bankës.“Një fantazi e sëmure që as vetë nuk mund ta besojë për të dytën herë brenda 24 orësh ,me stilin e tij me prapavije të paster politike, Z.Berisha me sulmin e tij ndaj ndaj meje si anëtare e KM, cënon rëndë pavarësine e institucionit me të rëndësishëm monetar të vendit Bankës se Shqipërisë.Në mënyrë qesharake një ish-kryeministër, ish-president dhe ende deputet, thotë..."sipas burimeve nga parlamenti" ..pyes nga kush në Parlament, nga kryesia, nga fotokopjueseja ,apo nga roja tek dera meqë zoteria paska të dhënën se qenkan fotokopjuar???!!!...Qenkan fotokopjuar sipas tij sekretet e bankës ...a mos vallë ka parë mbrëmë filmin me Demi Moorin..mbi ."Bankën e Diamanteve" dhe i doli sot në ëndërr? Po cili anetar i Këshillit Mbikqyrës e ka këtë atribut? Po ta kishin do ja kishin dhënë të tijtë që i depersonalizon deri në keqardhje.Pastaj i bën thirje Guvernatores në detyrë të ndrojë kodet dhe celësat e bankës!!!!.Ketu bie brenda me logjikën e tij gjysmake . Po nëse ato qenkan në kompetencën e saj dhe zotëria i ditkërka aq mirë, nga do ti i njihja unë ato?Kur sipas Rregullores Nr.73 date 14.10 2009 e Regjimit te Hyrje- Daljeve dhe Lëvizjes në ambinetet të BSH , si anëtare e KM part time ,unë nuk kam as akses hyrje në Bankë? Si mund të fantazoje ky zotëri për sa ka ndodhur në mbledhjen e KM të BSH ,sic bënte në sulmin e djeshëm ndaj meje kur ato janë ligjërisht konfidenciale, duke prezantuar si të frikur prej meje, një gruaje, kolegët e nderuar të KM?Jam përpjekur me maturi të ruaj qetesinë në këtë kohë të vështirë për BSH, pavarësisht presionit nga të gjitha krahët e politikës ,për të kryer me përgjegjshmëri në zbatim të ligjit misionin për të cilën jam zgjedhur dhe me votën Tuaj nga Kuvendi ,duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit,për të cilen perbetoheni por bëni të kundërtën Ju zoti Berisha doni të provokoni publikun duke i thënë me gjuhen tuaj të helmuar se vjedhja e ndodhur kur drejtonte Guvernator Fullani nuk ishte asgjë, sepse sipas Jush e gjithë kjo histori ishte që të merreshin kodet e hyrjes dhe pastaj të sulmohet banka nga bandat...Kjo është gjuhë e denjë për një individ që vetëm raporti mjekësor mund ti gjej alibi”.Sikundër Berisha, Meksi fut në “lojë” Guvernatoren Gjoni.“Zonja Guvernatore në detyrë: Sqaroje zotin Berisha se anëtarët e KM part time nuk kanë akses hyrës në Bankë,kur edhe për të hyrë në mbledhjet e KM duhet të na shoqërojë dikush nga Ju dhe jo më të dimë kodet...,etj .Ato vetëm Ju si Administratore ekzekutive i dini.Sqaroje që mos shpenzojë më kohë as në Fb, duke lëshuar brockulla të tilla...!”Deklarata e Meksit është pasuar nga ajo e Berishës, i cili e cilëson sqarimin e saj një përpjekje të dështuar të Ramës për të mbuluar diellin me shoshë.“Vetëm dy orë pas denoncimit të dorëzimit vjedhurazi të dosjes me sekrete të Bankes dhe fotokopjimit të saj në Parlament, Edi Rama me zedhënësen e tij për Bankën përpiqet të mbulojë diellin me shoshë dhe të fsheh skandalin e radhës, rënien e sekretit bankar të shtetit në duart e trafikantëve, vrasësve dhe hajdutëve të Parlamentit. Në deklaratën e tij, ai cilëson denoncimin tim si fantazi e sëmurë.Më duhet t'i rikujtoj se kjo ka qene akuza klishe e Ramës dhe e miqve të tij për çdo denoncim timin të skandaleve të mëdha të qeverive socialiste, si psh në rastin e vjedhjes se thesarit të Kërrabes apo vjedhjes së serverit të tatimeve, përdorimit të avionëve për transportin e drogës dhe përdorimit të aeroporteve dhe bazave ushtarake për trafik droge.Kështu, floririn numizmatik të Bankës e quajtën qymyr, vedhjen e serverit të tatimeve fantazi të sëmurë, Riformaton e quajtën mushkonja etj. Është fatkeqësi e vërtetë kombëtare që thagmat, skandalet dhe aferat e Ramës dhe qeverisë së tij tejkalojne çdo fantazi!” Ja sherri në fb
