FOTOLAJM/ Punimet në aeroportin “Nënë Tereza” drejt finalizimit
Tiranë - Vizita e Papa Françeskut në Tiranë ka qënë shkak për ndryshime rrënjësore në sheshin “Nënë Tereza”, por këto ndryshime nuk kanë munguar as në aeroportin që mban të njëjtin emër.Lajmin se punimet po shkojnë drejt përfundimit në sallat e pritjes së aeroportit “Nënë Tereza”, e ka bërë të ditur Kryeministri, Edi Rama, me anë të faqes së tij zyrtare në Facebook.Aeroporti do të jetë dhe vendi ku Papa do të shkelë për herë të parë në Shqipëri, kështu që një pamje e kuruar e ambjenteve do të jepte një imazh ndryshe.Papa Françesku do të mbërrijë në Tiranë në datën 21 shtator dhe do të jetë një ndër vizitat më të rëndësishme. Ati i shënjtë pritet të ketë një axhendë shumë të ngjeshur, të cilën e ka bërë të ditur kohë më parë.Papa Françesku është i dyti Papë që viziton Shqipërinë pas vizitës historike të Papa Gjon Palit II në 25 prillin e vitit 1993.
(Foto nga ambjenti i sallave të pritjes në aeroportin "Nënë Tereza")Rama në Facebook:TR-Punimet për sallat e reja të pritjes në aeroportin Nënë Tereza, janë drejt përfundimit, në prag të vizitës së madhe.