Edhe protestantët në shesh për Skocinë: Ndarja kërcënim për historinë e kulturën

Rreth 12 mijë besimtarë të krishterë protestantë kanë marshuar në Edinburg për të treguar mbështetjen e tyre ndaj qëndrimit të Skocisë brenda Mbretërisë së Bashkuar.Skocezë, anglezë dhe irlandezo-veriorë, të shoqëruar nga gajdet karakteristike skoceze dhe instrumenta të tjerë muzikorë kanë parakaluar në pjesën e vjetër të qytetit. Sipas tyre, pavarësia do të kërcënojë ndjeshëm historinë dhe kulturën e vendit."Po shprehim në mënyrën më madhështore mbështetjen tonë ndaj Skocisë. Jemi mbledhur vëllezër dhe motra nga Skocia, Anglia dhe Irlanda e Veriut, për t'i thënë "Jo" shkëputjes nga Mbretëria e Bashkuara", shpjegoi Henri Dunbar, mjeshtër i Lozhës së Madhe të Oranzhit për Skocinë, një organizatë e krishterë protestante."Jemi pro bashkimit, pro Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Bashkimi më i shkëlqyer politik që ka parë ndonjëherë bota. Do të donim t'I jepnim sot skocezëve dhe bashkimi është i fortë, jemi më mirë nëse qëndrojmë bashkë", vazhdoi ai.Urdhri i Oranzhiti i Skocisë tregoi me këtë tubim se fushata kundër pavarësisë gëzonte mbështetje mjaft të madhe, por elementi sektarian shpesh i ka prishur punë Skocisë.Rivaliteti mes protestantëve dhe katolikëve, që shprehet më hapur se kudo në futboll, me derbin mes dy skuadrave të Gllasgout, Selltik dhe Rejnxhërs, ka qenë një plagë e shoqërisë skoceze për shumë vjet. Prandaj edhe organizatorët e fushatës zyrtare kundër ndarjes, "Më mirë bashkë" kanë këmbëngulur se tubimi nuk kishte të bënte fare me ta.Por të pranishmit kishin vënë stikera me sloganet "Faleminderit, por jo" dhe "Mos u dorëzoni", ky i fundit pak i kontestuar pasi është përdorur edhe në Irlandën e Veriut.Shkëputja e Skocisë do të detyronte Anglinë dhe Irlandën e Veriut që të rishikonin marrëdhënien kushtetuese mes tyre, çështje kjo që mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për paqen delikate mes katolikëve dhe protestantëve në provincën e kontrolluar nga britanikët. Megjithatë, të paktën për një ditë, atmosfera në rrugët e pjesës së qytetit të vjetër të Edinburgut ishte festive dhe banerat "Krenar që jam britanik, krenar që jam skocez" shiheshin kudo.Mbështetësit e pavarësisë nuk ndërhynë në paradë, edhe pse nëpër dritaret e godinave ku kalonte turma mund të shiheshin banera me mbishkrimin "Po" të varur. Pavarësia e Skocisë.Urdhri i Oranzhit e ka marrë emrin nga Ulliam Oranzh, holandezi protestant që mposhti katolikët e Mbretit Xhejms II në betejën e Bojnit në vitin 1690. Edhe sot, të gjithë katolikët ose ata që janë martuar me katolikë, janë të përjashtuar nga pretendimi për fronin e Mbretërisë së Bashkuar.