Të blesh një libër në rrugë, më pak burokraci, gjen botime të rralla
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2014, 18:28
Tiranë- Burokracitë për plotësimin e dokumentave dhe koha e humbur, janë dy elementë të cilët mund të shmangen nësë një libër e kërkon tek shitësit në rrugë dhe jo në Bibliotekën Kombëtare.Shpesh rastis që shitësit në rrugë të disponojnë libra, të cilat vështirë të gjenden për shkak të vjetërsisë.Vetë shitësit tregojnë se librat që ata shesin kërkohen jo vetëm se janë shumë të vështirë për t' u gjendur, por edhe sepse çmimi më të cilin ato shiten është shumë ekonomik për xhepin e qytetarëve.Librat në anë të rrugës tërheqin vëmendjen e atyre qytetarëve, të cilët janë koleksionistë të botimeve që datojnë këtu e shumë vitë më parë.