Suedia zgjedh sot parlamentarët e rinj, në garë edhe 6 shqiptarë
Suedi-Qendrat e votimit janë hapur sot në mbarë Suedinw, ku sondzhet paraprake tregojnë se rezultatet do të jenë të ngushta mes palëve në garë, por me një favorizim të opozitës, e cila drejtohet nga Stefan Lofven i Partisë Social Demokrate.Zgjedhjet kanë pak "dorë" shqiptare, pasi 6 kandidatë të cilët garojnë për t'u bërë anëtarë të parlamentit. Adnan Dibrani, Arba Kokalari, Adrian Kaba, Naim Murseli, Aurora Pirraku Erikson dhe Shkurte Xhemajli pritet të gëzojnë mbështetje jo vetëm nga komuniteti shqiptar atje, i cili gëzon të drejtën e votës nëse kanë nënshtetësi suedeze apo nëse janë regjistruar në censusin e fundit të kryer në vend.Nderkohe, Opozita beson në fitore pas prezantimit të platformës më rritjen e shpenzimeve për skemat e punës, kujdesin shëndetësor dhe shkollat pas 8 viteve të shkurtimit të taksave. Edhe nëse nuk arrijnë një fitore solide , ata kanë shpresa të formojnë jë qeveri më mbështjetjen e partisë së majtë dhe gjihashtu të partive të vogla.Por analistët I shohin të vështira negociatat mes tyre, duke parashikuar ndërlikim të procesit. Ndërkohë Kryeministri Fredrik Reinfeldt u përpoq të bindë elektoratin gri të shtunën, në mitingun permbyllës të fushatës në Stokholm.Kryemisnitri suedez, i cili ka shkurtuar shpenzimet në tetë vitet e tij në detyrë është ndeshur me një opozitë, e cila ka premtuar për të investuar më shumë në shëndetësi, arsim dhe rritje të taksave për të pasurit.Reinfeldt dhe kolegët e tij nga Aleanca - Partia Popullore Liberale, ajo e qendrës dhe kristian demokratët u bënë thirrje njerëzve të mos votojnë premtimet boshe e të parealizueshme, por të vazhdojnë të mbështesin Aleancën.Sipas sondazheve te deritanishme, socialdemokratët, partitë e majta dhe ajo e gjelbër do të arrijnë në 46 përqind të votive, kurse aleanca në 41 përqind.