Virusi "Bitraj" trondit Bankën e Francës, dy punonjës vjedhin 1.8 mln euro
Franca- Duket se virusi i vjedhjes së bankave, pas asaj shqiptare ka prekur edhe Bankën Qendrore të Francës.Duke ndjekur një strategji të ngjashme me atë të Ardian Bitrajt, edhe dy punonjës të Bankës franceze kanë arritur që të vjedhin deri në 1.8 milionë euro kartmonedha.Paratë, që ishin ende të vlefshme por duhet të digjeshin, janë nxjerrë nga Banka prej dy punonjësve, rreth të pesëdhjetave dhe janë groposur në oborret e dy shtëpive, ku edhe u gjetën nga forcat e policisë pas kërkimeve.Të dy punonjësit e pushuar më parë nga puna, kishin filluar të binin në sy pasi kishin filluar të ndryshonin stilin e jetesës.Më parë gjatë verës, një koleg i sapotransferuar në depozitat e thesarit të Bankës, kishte hasur një kuti me rreth tetë kilogram kartmonedha që duhet të ishin djegur.Vetë Banka nuk ka pranuar që të komentojë, edhe pse ka pranuar vetëm se ka pasur një përpjekje për vjedhje.Por nga hetimet e policisë ka rezultuar se dy punonjësit ishin mjaft të qartë në synimet e tyre, madje e kishin mësuar praktikën e vjedhjes së parave që duhet të digjeshin nga një film i famshëm francez i vitit 1987, "Le Beauf", i regjisorit Iv Amoro, me protagonist me Zherar Zhunjo dhe Zherar Darmon.