KLSH nxjerr "zbuluar" Fullanin, raporti i 2013-ës evidentoi shkeljet në BSH
Tiranë- Në kohën e hartuar askush nuk e ka konstatuar, por raporti i KLSH për vitin 2013 duke se ka evidentuar dhe rekomanduar shkelje të rënda në shumë procese të BSH-së, mes tyre edhe auditimin e parave në thesarin e shtetit.Ora News ka zbardhur rekomandimet kryesore që institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka bërë pas adutimit që i ka bërë Bankës së Shtetit.Shkeljet e evidentuara nga kontrolli nisin nga ish-hotel Dajti deri tek prokurorimet e kryera dhe në të përfshihet edhe auditimi nga kompania e pavarur amerikane "Grant Thorton" që ka numëruar paratë e thesarit.Shkelja e parë nis me një nga çështjet më të diskutuara muajt e fundit, pagesat e drejtuesve të BSH-së.“Nga auditimi rezultoi rregullshmëria ligjore e pagesave të mbështetura në vendimet e cituara më sipër, ndërkohë që nga ana tjetër konstatojmë përgjegjshmëri jo të plotë për të siguruar objektivat me efektivitet në lidhje me përdorimin e fondeve në dispozicion, kjo referuar niveleve shumë të larta të pagesave për nivelet drejtuese, si pagë dhe shpërblime të ndryshme, por dhe të trajtimeve për udhëtime e dieta. Madje, duhet theksuar respektimi i sensibilitetit të shtetasve në lidhje me pagat e larta, krahasuar me nivelin e pagës të punonjësve të institucioneve kushtetuese”thuhet në raport.Për këtë arsye KLSH rekomandon deri edhe ndryshimin e ligjit që i jep të drejtë drejtuesve të Bankës që të vendosin vetë pagesat e tyre.“a)Të iniciohen inisiativa ligjore për rishikimin e Ligjit për Bankën e Shqipërisë, në frymën e minimizimit të riskut potencial të abuzimit me pavarësinë dhe shmangies së konfliktit të interesit që evidentohet në praktikat e përcaktimit të pagave dhe shpërblimeve për nivelet drejtuese.b)Të përcaktohet një kornizë e kujdesshme rregullatore në lidhje me nivelin e pagës së Guvernatorit, bazuar në përvojat dhe praktikat më të mira të vendeve të ngjashme dhe duke respektuar realitetin shqiptar. )Në raportin e vitit 2013 shfaqet kompania amerikane "Grant Thorton", e cila pas skandalit është bërë pjesë e hetimit pasi ka audituar Departamentin e Emisionit dhe vetë Bankën.Në opinionin e këtij auditori theksohet: "Sipas opinionit tonë, pasqyrat financiare paraqesin në mënyrë të drejtë në të gjitha aspektet materiale, pozicionin financiar të Bankës se Shqipërisë më 31.12.2012, rezultatin e saj financiar dhe fluksin e saj të parave për vitin e mbyllur në atë datë, në përputhje me politikat kontabël të përshtatura nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, siç është shpjeguar në pasqyrat financiare”.Në këtë mënyrë rezulton se as kompania ndërkombëtare dhe e pavarur nuk ka arritur të evidentojë se në thesar mungonin paratë e vjedhura nga i pandehuri Ardian Bitraj. Në raportin e KLSH duke pasur parasysh këtë situatë rekomandohet që të ndryshohet mënyra e përzgjedhjes së audituesit të pasqyrave financiare, për të shmangur konfliktin e interesit në përzgjedhjen e tij, duke ia kaluar këtë kompetencë Kuvendit të Shqipërisë, referuar edhe praktikave më të mira botërore.KLSH në raportin e vitit 2013 evidenton edhe një tjetër abuzim financiar në mënyrën sesi paratë e siguruara nga fitimi i Bankës kanë kaluar në buxhetin e shtetit.“Gjatë auditimit të përcaktimit dhe të kalimit të fitimit neto të Bankës së Shqipërisë në buxhetin e shtetit u vu re se fitimi i realizuar për vitin 2012 është në masën 6,533 milionë lekë, ndërkohë që pagesat e paradhënieve janë në nivelin 4,020 milionë lekë, duke rezultuar një deviacion i konsiderueshëm midis tyre. Duke qenë se nivelet e ulta të transfertave të fitimit derdhur për qeverinë përkthehen në kosto borxhi, rekomandojmë që të bëhen përcaktime të kujdesshme të parashikimit të rezultatit që të mos kalojë nivelin e 20% të deviacioneve nga realizimi”.Dhe në fund në rjedhë kohore, por jo për nga rëndësia, evidentohet edhe një tjetër skandal që nis me rikonstruksionin e ndërtesës së BSH-së dhe blerjen 30 milion euro të Hotel Dajtit.“Nga auditimi mbi zbatimin e kontratave të ndërtimit si: "Realizimi i disa punimeve shtesë në ndërtesën e re të DE", "Realizimi i punimeve shtesë për rikonstruksionin e godinës qendrore dhe ndërtimin e kompleksit të ri të Bankës së Shqipërisë", është konstatuar se janë tejkaluar afatet e përfundimit të punimeve. Në tenderin e realizuar "Realizimi i punimeve të prishjeve ndërtimore në godinën e ish-Hotel Dajtit", është shtyrë procedura e tenderimit për arsye të mosplotësimit të kuorum-it. Relacioni i shkruar për shtyrjen e procedurës është mbajtur në formën e një Libri protokolli të mbledhjeve, i cili mbahet për periudha më të gjata se një vit. Komisioni i Prokurimit duhet të merrte vendimin për shtyrjen e procedurave të prokurimit dhe ta shoqëronte me procesverbalin përkatës. Kjo përbën shkelje të Rregullores së BSH "Për Procedurat e prokurimit në Bankën e Shqipërisë", neni 40”.Dhe për këtë KLSH bën këtë rekomandim:“Duhet të vlerësohet kostoja oportune e pagesave të qirasë, të cilat vazhdojnë të paguhen nga Banka e Shqipërisë, ndërkohë që për kohën e shtyrjes së kontratave kjo kosto duhet t'i ngarkohet sipërmarrësit që nuk ka realizuar në kohë projektin ose në se janë fajtorë persona brenda BSH-së të përcaktohen këto përgjegjësi që efekti të mos rëndojë në rezultatin e Bankës”.Konstatimi i KLSH-së është bërë në vitin 2013, por ende Banka e Shtetit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për përmbyshjen e këtyre rekomandimeve, të cilat pas shpërthimit të skandalit evidentohen çdo ditë duke e rënduar me përgjegjësi edhe më shumë kupolën drejtuese të BSH-së, mes tyre edhe Guvernatori i arrestuar Ardian Fullani.