Kriza në Irak, Gjermania armë kurdëve
Gjermania ka vendosur të dërgojë armë për të pajisur 4000 luftëtarët kurdë, të cilët janë duke mbrojtur veriun e Irakut nga militantët islamikë. Ministerja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen, tha se gjermania do të dërgojë në Irak, pushkë, mitralozë, granata, sisteme anti-tank dhe automjete të blinduara."Kjo është në interesin e sigurisë tonë”, tha zonja Von der Leyen, duke shtuar se dërgesat do të bëhen në tre etapa, duke filluar që nga ky muaj. Sipas analistëve, ky vendim i Berlinit është i rrallë në politikat gjermane, pasi nuk ka ndodhur shpesh që Gjermania të ndihmojë me armë në vendet në konflikt.Ministri i Jashtëm gjerman tha se ky vendim nuk ka qenë i lehtë për Gjermaninë, por ai e konsideroi të drejtë duke parë situatën e vështirë të Irakut. Qeveria gjermane deklaroi se ndjen përgjegjësi humanitare për të gjithë ata që vuajnë sipasojë e konfliktit të armatosur. Gjermania ka dërguar tashmë ndihma humanitare në rajonin kurd për të gjithë refugjatët e shpërngulur nga shteti islamik, i cili ka dëbuar myslimanët shiit, të krishterë, Yazidis dhe pakica të tjera.SHBA, Italia, Franca dhe Britania gjithashtu kanë dërgua armë në ndihmë të kurdëve të irakut. Sipas televizionit ARD, armët ndodhen në depot gjermane dhe shumica prej tyre kalojnë që nga lufta e ftohtë. Ndërkaq mediat gjermane kanë shprehur shqetësimin se armët mund të përfundojnë në duart e gabuara në Irak.