Rama dhe delegacioni shqiptar priten në Samitin e NATO-s në Uells
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me delegacionin që e shoqëron ka mbërritur sot në Samitin e NATO-s në Uells, ku është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rasmussen dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Cameron.Situata në Ukrainë ofron një sfond të zymtë në Samitin e NATO-s në Uells, i cili do të mbahet sot dhe nesër.Falë Presidentit Putin, NATO kthehet në biznezin e vjetër: sigurinë e aleatëve. Në momentin kur Rusia aneksoi Krimenë, Aleanca ishte në mëdyshje, ndaj dhe mori disa hapa modestë për të siguruar anëtarët më të afërt me Rusinë, duke respektuar nenin 5, në të cilin thuhet se sulmi ndaj njërit anëtar është sulm ndaj të gjithëve. Por, pavarësisht udhëheqjes energjike të Sekretarit të Përgjithshëm në largim, Anders Fogh Rasmussen, disa anëtarë, sidomos gjermanët, italianët dhe holandezët, mendonin se mund të provokonin më shumë Rusinë. Por nuk vonoi shumë dhe brutaliteti i Putin nuk mbeti vetëm në letër. Orkestrimi nga ana e Rusisë, i luftës civile në lindje të Ukrainës dhe rënia e avionit MH17 me 193 shtetas holandezë në bord, për të cilin palët akuzojnë njëra tjetrën, kanë ngurtësuar mendimin europian.Është e qartë se Aleanca duhet të përgatitet për t'u marrë me një Rusi antagoniste dhe kjo për një kohë të gjatë. Samiti ka të ngjarë të mbështesë një "plan veprimi gatishmërie që synon frenimin e Rusisë. Një brigadë me armatime të rënda do të dislokohet në Poloni, që do të qëndrojë në gjendje gatishmërie, për t’i dërguar Rusisë një sinjal të fortë. Kjo do të binte ndesh me marrëveshjen e nëshkruar nga Rusia dhe NATO në vitin 1997, e cila u jep fund dyshimeve reciproke të luftës së ftohtë dhe hap rrugën për partneritet ndërmjet Aleancës dhe Rusisë. Megjithatë, Putin e ka trajtuar NATO-n thjesht si armik dhe NATO nga ana e saj nuk ka pse të ndihet e detyruar nga një dokument, që nuk është respektuar nga ana tjetër.Oranews.tv