Kriza në Ukrainë, luftime të ashpra në Mariupol
Luftime të ashpra kanë shpërthyer mes forcave të armatosura të Ukrainës dhe rebelëve pro-ruse në lindje të portit strategjik të Mariupolit. Ukraina thotë se forcat e saj po përpiqen të zbrapsin rebelët, të cilën kanë ndërmarrë një ofensivë të fuqishme për marrjen në kontrroll të Mariupolit, një qytet-port me rreth 500.000 banorë në Detin e Azov dhe gjithashtu një pikë kyçe për eksportet e çelikut.Qyteti i Maroipolit ndodhet mes Rusisë dhe rajonit të aneksuar nga Moska krime. Komandanti i milicisë vullnetare të Azov, Andriy Biletsky, tha se njerëzit e tij kishte rifituar territorin nga rebelët në një kundër-ofensivë. Ai tha se ushtria ka nisur sulmet kundër rebelëve dhe është duke iu afruar qytetit Novozovsk. Në këtë moment, vija e frontit ka lëvizur 20 km larg kufijve të qytetit," - tha Biletsky.Mariupol u bë një çështje kryesore pas sulmeve të rebelëve në muajin gusht, të cilët pushtuan një numër të madh ndërtesash qeveritare, por më pas u zbrapsën nga qeveria.Teska palet në konflikt pritet ndalin luftimet, Rusia mohon përfshirjen e saj në lindje, duke deklaruar se nuk ndihmon rebelet ruse me armë apo pajisje të tjera ushtarake. Por NATO thotë të kundërtën. Më shumë 2600 përsona kanë humbur jetën që nga nisja e konfliktit në muajin prill.