Qeveria e re japoneze, kryeministri Abe prezanton 5 gratë e kabinetit qeveritar
Japoni - Kryeministri i Japonisë, Shinso Abe, ka prezantuar sot kabinetin e ri qeveritar. Abe ka emëruar 5 gra në pozicione të ndryshme të qeverisë, në një përpjekje për të treguar se promovimi i femrave në politikën japoneze është priotitet i tij.Abe ka premtuar se do të marrë hapa për të mobilizuar fuqinë e grave dhe për të rigjallëruar ekonominë, duke hapur vende të reja pune. Në kabinetin e tij të ri qeveritar, Abe ka mbajtur edhe figura të vjetra të qeverisë, si: sekretarin e përgjithshëm të kabintetit qeveritar, Yoshihide Suga, Ministrin e Financave, Taro Aso; Ministrin e Ekonomisë, Akira Amari dhe Ministrin e Jashtëm, Fumio Kishida; duke sinjalizuar vazhdimësinë e politikave.Ndërkohë në listën e femrave në qeveri është Yuko Obuchi, 40 vjeçe, vajza e një ish-kryeministri dhe nënë e dy fëmijëve, e cila është emëruar Ministre e Tregtisë dhe Industrisë. Kabineti i ri me në krye Abe përpallen me një numër të madh sfidash, duke përfshirë stabilizimin e marrëdheniëve me Kinën, pas debateve për ujërat territoriale dhe gjithashtu reformat e mëdha ekonomike, ku përfshihe edhe rritja e taksave.Abe, erdhi në pushtet pikërisht me premtimin për të ringjallur ekonominë dhe për të forcuar marrëdhëniet me Kinën, gjë e cila i dha atij edhe 50 % të votave, diçka e rrallë për një kryeminstër në Japoni.