Rusia i tregon "dhëmbët" NATO-s riorganizon ushtrinë dhe strategjinë e mbrojtjes

Rusia do të ndryshojë strategjinë e saj ushtarake. Ky vendim, sipas zyrtarëve rusë vjen si rezultat i krizës së Ukrainës dhe prania e NATO-s në lindje të Europës.Mikhail Popov, këshilltar i Kremlinit, tha se në stragjerinë e re ushtarake ruse do të pasqyrohet edhe tensionimi i marëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me NATO.Popov deklaroi për agjencinë ruse të lajmeve "Ria" se infrastruktura ushtarake e vendeve anëtare të NATO-s po i afrohet kufijve rusë, duke përbërë një nga kërcënimet kryesore të jashtme ndaj Rusisë".Veprimi i planifikuar i NATO-s .. është provë e dëshirës së SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s për të vazhduar politikën e tyre të rëndimit të tensioneve me Rusinë", tha Popov.Megjithatë, zyrtari rus nuk dha detaje mbi ndryshimet e doktrinës ushtarake. Ndërkohë aleanca tha të hënën se do të rrisë praninë e saj në Evropën lindore për të mbrojtur vendet anëtare, gjë e cila me shumë gjasa do të vendoset edhe në Samitin e Ëellsit.Trupat ukrainase vazhdojnë betejën me rebelët pro-rusë në lindje të vendit, ku më shumë se 2600 persona kanë humbur jetën që nga muaji prill.Sot më herët Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës akuzoi Rusinë se ka nisur një "luftë të madhe", nga e cila mund të vriten me mijëra persona.Ndërsa kjo e fundit vazhdon të mohojë akuzat. Komentet erdhën pasi trupat ukrainase u detyruan të lënë aeroportin e Luhansk-ut në lindje të vendit pas ofensivës nga rebelët pro-rusë.Bisedimet mes zyrtarëve Ukrainës, rebelëve dhe të dërguarve ruse në Misnk të Bjellorusisë përfunduan pa ndonjë marrëveshje.