NATO, gati të tregojë forcën në përgjigje të sfidave të sigurisë

NATO është shprehur e gatshme që të rritet në çdo sfidë, ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i saj përpara takimit të Aleancës, që do të mbahet në Uells më 4-5 shtator.

 

Anders Fogh Rasmussen tha se do të bihet dakord për një plan veprimi që ta bëjë NATO-n më të përgjegjshme, ndaj ‘sjelljes agresive’ në Ukrainë dhe në sfidat e tjera të sigurisë.

 

“Ne do të rrisim ndjeshëm reagimin e forcave të NATO-s”, u shpreh Rasmussen.

 

Rasmusen tha se do të takohet me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko në samit, për të shprehur mbështetjen e NATO-s për vendin dhe të ndërmarrë hapa konkretë për ta ndihmuar.

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, shtoi se në samitin e Uellsit pret një angazhim për të rritur investimet në mbrojtje, që ekonomitë të shërohen.

 

Sipas Rasmussen vendet anëtarë më pas do të ndajnë përgjegjësinë dhe përfitimet e mbrojtjes kolektive.