Tentativë për vrasje, policia britanike vret agresorin

Oficerët e armatosur të Policisë britanike qëlluan për vdekje një person i cili po kërcënonte me thikë një grua. Lajmi është bërë i ditur nga Policia britanike, e cila tha se kishte marrë një telefonatë për grabitje në një shtëpi, por kur arritën në vendin e ngjarjes, panë një burrë i cili kishte drejtuar armën e ftohtë drejt një gruaje.Pasi përpjekjet për të negociaur me 40 vjeçarin dështuan, policët kanë qëlluar disa herë duke e lenë të vdekur në vend."Morëm një telefonatë fillimisht për grabitje në një shtëpi, por kur arritëm u përballëm me një situatë të rëndë. Për shkak të seriozitetit të situatës ne kërkuam ndihmën e oficerëve negociatorë, shërbimin e Ambulancës dhe përforcime në vendngjarje” - thuhet në deklaratën e Policisë.Sipas tyre, kjo është proçeduara që ndiqet në situiata të tilla. Policia deklaron se ka qëlluar mbi 40 vjeçarin në orën 1 të këtij mëngjesi. Gruaja nuk është plagosur, por sipas Policisë ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.Incidenti ndodhi një ditë pasi një tjetër përson i preu kokën një gruaje në periferi të Londrës, por ngjarjet nuk duken të kenë lidhje me njëra-tjetrën.