Ambasadori norvegjez: Kuvendi është institucion jo vend i partive
Ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu, deklaron se deputetët kosovarë duhet të gjejnë një zgjidhje për ngërçin politik.Ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu, shpreson që deputetët e Kuvendit të Kosovës e kuptojnë që duhet të gjendet një zgjidhje konstruktive në mënyrë që ngërçi politik në Kosovë të marrë fund. Nëse mbesin në pozitat fillestare, “frikësohem se të remtën nuk do të ketë zgjidhje“, ka shtuar në një intervistë për Radio KosovënDuke marrë shembull vendin prej nga vjen, ambasadori Braathu thekson se ne krye te parlamentit, apo edhe te qeverisë duhet të jete kandidati nga partia më e madhe, apo nga partia e dytë më e madhe, nëse e para nuk ka mjaft vota.„Njerëzit duhet të kuptojnë që Kuvendi duhet të bëhet funksional dhe se Kuvendi është institucion. Kuvendi nuk është institucion i partive politike por institucion shtetëror përgjegjësitë e të cilit janë mbi partitë politike. Shpresoj që një gjë të tillë ta shohim edhe këtu. Kur gjykata thotë se deputetët duhet të gjejnë zgjidhje – kjo nënkupton pikërisht këtë. Jo partitë politike, por çdo përfaqësues i zgjedhur në Kuvend ka përgjegjësi individuale dhe të pavarur që të punojë në mënyrë konstruktive që Kuvendi të jetë funksional dhe në shërbim të shtetit“, tha Braathu.Qasja e PDK-së dhe bllokut opozitar ne pretendimet e tyre që të dyja e kanë të drejtën të kandidojnë Kryetarin e Kuvendit, paralajmëron mundësinë e vazhdimit të ngërçit politik në Kosovë, tha ai, duke shtuar se partitë politike duhet të jenë konstruktive në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë,informon RTK.