Falsifikuan zgjedhjet, Prokuroria e Lezhës çon në gjyq 8 komisionerë
Lezhë- Pas hetimit të nisur prej disa muajsh, Prokuroria e Lezhës ka dërguar në gjykatë dosjen për 8 komisionerët e KZAZ numër 13 në Lezhë, të cilët manipuluan rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit të vitit 2013-të.Hetimet e Prokurorisë kishin nisur pas kallëzimit që kishte bërë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Ata akuzohen për “fallsifikim të materialit zgjedhor dhe të rezultateve të zgjedhjeve”, të kryer në bashkëpunim” thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Lezhës.Nga veprimet proçeduriale të Prokurorisë ka rezultuar se ata kanë kanë ndryshuar rezultatin e tabelave për 10 qendra votimi në 10 komuna të rrethit të Lezhës.Në bashkëpunim me njëri-tjetrin të gjithë anëtarët kanë firmosur ndryshimin e tabelave.Pas dyshimEve për manipUlim të zgjedhjeve me kërkesë të Partisë Demokratike të gjitha kutitë e votimit u dërguan për rinumërim në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve në Tiranë, ku rezultoI se kanë qenë më shumë se 800 vota të cilat ishin vjedhur duke i dërguar në favor të Partisë Socialiste.Pas rinumërimit në KQZ rezultati ndryshoI, duke bërë që koalicioni i djathtë të marrë 4 mandate deputetësh, ndërsa ai i majtë të marrë 3 mandate deputetësh.Në përfundim të hetimeve, prokuroria e Lezhës ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj shtetasve:1 - Alketa Hoxha (Kryetare e KZAZ),2 - Aleksandër Gjonmarkaj (Sekretar i KZAZ)3- Gjovalin Gjeloshi (Nenkryetar i KZAZ),4- Leke Prendi, (anetar),5- Gjergj Doda, (anetar),6- Bardh Dedgjonaj, (anetar),7- Vitore Palaj (anetare) dhe8- Shaqe Marinaj (anetare).