"Tri dritare dhe nje varje", filmi kosovar rrëfen krimet barbare të paramilitarëve

Durrës - Një vit pas luftës, në një fshat në Kosovë, mësuese Lushja, e udhëhequr nga ndërgjegjia, intervistohet nga një gazetar internacional, të cilit i rrëfen që ajo dhe tre gra të tjera të fshatit ishin përdhunuar nga forcat paraushtarake serbe.Nje tragjedi personale, reale që synon vënien e drejtesisë permes një apeli social dhe artistik.Një histori personale, por që përfshin mijëra të ngjashëm u soll në festivalin veror të filmit në Durrës, përmes bashkëprodhimit kosovaro-gjerman me regji të Isa Qoses.Filmi rrëfen jetën e një viti pas luftës së Kosovës, ku përjetimet dramatike të përdhunimeve e vrasjeve, janë ende të gjalla në jetët e të mbijetuarave të një fshati në Kosovë.Filmi "Tri dritare dhe nje varje" ka fituar çmimin "CineEuropa" në festivalin ndërkombëtar të Sarajevës dhe ka zgjuar interes për temen e trajtuar, gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë dhe paragjykimi i tyre në kohë paqe.Në festivalin ndërkombëtar të filmit në Durrës, konkuron mes 14 filmave të tjerë për trofeun e Gladiatorit të Artë.filmi(Foto e shkëputur nga filmi "Tri dritare dhe nje varje")