Rruga e Arbrit, Shqipëria dhe Kina drejt përfundimit të marrëveshjes

Qeveria shqiptare është duke përfunduar një marrëveshje me qeverinë kineze për financimin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit.Radio kineze seksioni shqip, CRI shqip, shkruan se kryeministri Edi Rama ka biseduar për këtë çështje me homologun kinez Li Keqiang.Takimi i dy kryeministrave u zhvilluan në Tianjin, ku të dy udhëheqësit ndodheshin për të marrë pjesë në Forumin Veror Ekonomik të Davosit.Rama theksoi gjithashtu se qeveria kineze ka paraqitur interes për projektin e hekurudhës shqiptare, autostradën e kaltër si dhe portin e Shëngjinit.Qeveria kineze ndërkohë do të financojë 10 milionë juan për të arsimin. Ky është një dhuratë e qeverisë kineze për transformimin e mësimdhënies përmes inovacionit.Janë diskutuar gjithashtu projekte për zhvillimin e bujqësisë dhe peshkimit, por deri tani nuk është bërë publik ndonjë marrëveshje konkrete midis dy qeverive, shkruan gazetari Leftion Periseri