Tiranë, ferrat zënë rrugët, banorët zigzage për të shmangur incidente
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2014, 19:43
Kjo është një ndër rrugët kryesore të kryeqytetit, ku neglizhenca ka bërë që këta qytetarë të ecin jo normalisht, por mes ferrave.Barishte dhe ferra të paprera kthehen në këtë shqetësim të kalimtarëve.Qytetarët janë të detyruar të vallëzojnë mes këtyre ferrave pikërisht në këtë zonë më të frekuentuar, në Rrugën e Elbasanit afër Liceut Artisik.Zigzaket do të jenë të përhershme derisa këto ferra të pastrohen nga punonjësit e bashkisë së Tiranës.Në mbrëmje, mezi shtyhen nga errësira dhe ata që janë të vëmendshëm duhet të ndërrojnë rrugë, në të kundërt do të ngecin diku mes tyre.