Kriza në Pakistan, nis trasmetimet TV shtetërore

Televizioni shtetëror kombëtar i Pakistanit ka rifilluar trasmetimet, pasi forcat e sigurisë arritën të dëbojnë demonstruesit anti-qeveritarë, që kishin hyrë me dhunë në ambientet e tij. Si pasojë e dhunës mes palëve sot, tre policë janë plagosur, ndërkohë që nga e shtuna tre persona kanë humbur jetën. Si pasojë e përleshjeve të shpërthyera të enjten e javës së kaluar, mbi 400 persona kanë mbetur të plagosur.Përleshjet shpërthyen pasi mijëra persona u përpoqën të hynin me forcë në kompleksin dhe rezidencën e kryeministrit pakistanez. Forcat e sigurisë u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe plumba plastikë. Forcat Speciale të policisë u detyruan të tërhiqen nga rruga kryesore përpara Parlamentit, ndërkohë që protestuesit sulmuan makinat dhe i vunë zjarrin kontenjerëve të vendosur në rrugë si postblloqe.Kryeqyteti i Pakistanit ,Islamabad, ka qenë i trazuar kohët e fundit pasi lideri i opozitës, Imran Khan, nga njëra anë dhe kleriku Tahir ul Qadri nga ana tjetër, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Navaz Sharif, të cilin e akuzojnë për korrupsion e manipulim të zgjedhjeve.Si Khan ashtu edhe Qadri kanë organizuar protesta të ndara, por më të njëjtin qëllim, rrëzimin e Sharif. Zgjedhjet e vitit të kaluar shënuan transferimin e parë të pushtetit në mënyrë demokratike. Sharif fitoi me shumicë të kosniderueshme dhe procesi zgjedhor u konsiderua edhe nga ndërkombëtaret i drejtë dhe demokratik.