Politika e jashtme, Mogherini për "Corriere Della Sera"
"Është një detyrë speciale. Nuk bëhet fjalë vetëm për të gjykuar diplomacinë europiane por edhe për të ndërtuar një politike të jashtme të përbashkët".Këto kanë qënë fjalët e para për intervistën e parë të dhënë për të përditshmen italiane "Corriere Della Sera" nga shefja e re e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, e cila njëkohësisht po synon të luajë edhe rolin si zv/Presidente e Komisionit Europian.Ndërsa shërben ende si Ministrja e Punëve të Jashtme në kabinetin qeveritar të Renzit, Mogherini sqaron idetë që ajo ka për krijimin e një hapësire të përbashkët për Europën në politikën e jashtme."Tani më shumë se kurrë kemi nevojë për bashkëpunim, pasi sfidat janë vërtet reale dhe thelbësore për stabilitetin global" - u shpreh Mogherini.Duke iu përgjigjur kritikave në lidhje me mungesën e eksperiencës, Ministrja italiane, 41 vjeçe, nënvizoi se ishte marrë që prej 20 vitesh vetëm me çështje ndërkombëtare dhe evropiane. Ajo siguroi se kishte një rrjet të gjërë kontaktesh jashtë vendit."Nuk bëhet fjalë për ish-kryeministra apo ish-ministra, por ndoshta për kryeministra të ardhshëm dhe shumë ministra dhe ministre në detyrë", shtoi Mogherini.Pyetur për situatën në Ukrainë, ministrja italiane theksoi se "Presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka respektuar kurrë angazhimet e ndërmarra në raste të ndryshme dhe që Kremlini reagon kundër interesave të popullit të tij"."Është në interes të Ukrainës, Evropës dhe Rusisë që kriza të ketë një zgjidhje politike dhe jo një zgjidhje ushtarake, që thjesht nuk ekziston", shtoi ajo