Indigjenët largojnë komunitetin hebre në Guatemalë

230 hebrenj ortodoksë kanë braktisur shtëpitë e tyre në një fshat në Guatamala, pas një grindje të ashpër me banorët indigjenë të zonës. Komunitetit të quajtuar Lev Tahor i është  kërkuar të largohet nga fshati San Juan La Laguna, pas takimeve me pleqtë e komunitetit Mayan. Pleqtë kanë akuzuar hebrenjtë për imponim të fesë dhe zakoneve të tyre në zonë.Lev Tahor ishin vendosur në fshati gjashtë vjet më parë, ndërkohë që ditët e fundit janë parë duke paketuar sendet e tyre dhe duke përgatitur valixhet për tu larguar nga fshati, i cili gjendet rreth 150 km në perëndim të kryeqytetit të  Guatemalas.Njëri nga anëtarët e komunitetit hebre deklaroi për AFP, se po largohen nga fshati pasi janë popull i paqes dhe nuk duan të shkaktojnë asnjë incident. Ai tha se kanë të drejtë të qendrojnë në fshat, por banorët autoktonë i kanë kërcënuar me dhunë nëse nuk largohen nga vendi.Ai shtoi se madje banorët i kanë kërcënuar me ndërprerje të energjisë elektike dhe të ujit të pijshëm nësë ata nuk largohen.Ndërkohë, pleqtë e fshatit thanë se hebrenjtë po përpiqeshin të impononin fenë e tyre në fshat dhe po dëmtonin besimin katolik që është  mbizotërues në San Juan La Laguna. Zëdhenësi i Këshillit të pleqve Miguel Vasquez, tha se veprimi i tyre vinte në mbrojtje të të drejtave të banorëve autoktonë si dhe popullsisë indigjene. Ata thanë se qëllimi i tyre ishte ruajtja e kulturës dhe zakoneve të tyre. Ndërkohë hebrenjve nuk ju mbetet gjë tjetër, vetëm shpresa për të gjetur një strehë tjetër në Guatemalë.