Vajza e Saddam Hussein financon ISIS, ndërsa pret rikthimin në pushtet
Vajza e madhe e Saddam Hussein, Raghad, gëzohet për përparimet e rebelëve islamikë të ISIS. Sipas revistës gjermane “Der Spiegel”, vajza e Hussein , po sponsorizon radikalët duke synuar rikthimin në pushtet. Pasuria e saj llogaritet në miliona me dy shifra para.Raghad është e njohur për jetën e saj luksoze në mërgim në Jordani, në dyqanet më luksoze të bizhuterive dhe të stilistëve të famshëm në Amman.Kur 45- vjeçarja shfaqet përpara dyerve të dyqaneve me truprojat e saj, shitësit fërkojnë duart nga gëzimi. Edhe kirurgët më të famshëm plastikë në qytet e konsiderojnë atë si një kliente të rregullt, pasi ajo ka rregulluar hundën, gjoksin, unazat e syve.Dikur ajo ishte përshtatur me ideologjinë e partisë Baath të babait të saj, laike, moderne, nacionaliste. Tani krejt papritur Raghad ka zbuluar besimin. Në qershor ajo u shpreh e gëzuar për përparimin e “Shtetit Islamik”.Normalisht ajo shprehet shumë rrallë politikisht. Ky është edhe një kusht që familja mbretërore jordaneze të ofrojë mbrojtje për të. Në vitin 2007, Interpoli lëshoi një urdhër arresti për të, për shkak se kishte mbështetur kryengritjen kundër amerikanëve. Por Jordania nuk e dorëzoi atë.Është ora e hakmarrjes për anëtarët e rrëzuar të partisë Baath. Fillimisht ushtarakët e rangut të lartë si Fadel al- Hajali, Adnan al- Sëeidaëi dhe Abu Ali al- Anbari, që humbën gjithçka me rrëzimin e Saddam Hussein, janë në borderotë e ISIS. Ata tani po festojnë rikthimin e vajzës së diktatorit. Një ushtarak i lartë irakian i tha NY Times se një ish- gjeneral i Hussein e merrte vazhdimisht në telefon dhe e luste që të rikthehej në ushtri. Edhe dora e djathtë e Hussein, Issat Ibrahim al- Duri dhe i besuar i vajzës së Hussein, tani bën propagandë për ISIS.Raghad Hussein i ngjan babait të saj. Ajo është një njeri i pushtetit, njësoj si ai. Dikur thuhet se tradhtoi edhe burrin e saj. Në vitin 1995, ai kishte tentuar që të rrëzonte nga pushteti vjehrrin. Me Raghad dhe me miliona në bagazhe ai shkoi në Jordani dhe flirtoi me amerikanët dhe britanikët. Por në vitin 1996, familja u kthye e zhgënjyer në Bagdad. Raghad u nda nga i shoqi. Babai i saj vrau dhëndrin. Që prej atëherë, Raghad Hussein është duke pritur me padurim që të ndjekë gjurmët e babait.Menjëherë pas rënies së diktatorit, ajo shpalli ambiciet e saj. Pushteti i takonte asaj si vajza më e madhe, jo të tjerëve. Që prej ekzekutimit të babait, ajo ka kultivuar mitin e tij.